Një prej stuhive më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë ka vrarë të paktën 10.000 njerëz në pjesën qendrore të Filipineve.
Një zyrtar i lartë i policisë konfirmoi se nga valët e mëdha që kanë rrëmbyer fshatra të tërë bregdetarë dhe kanë shkatërruar qytete të rajonit numri i viktimave është shumë i madh.
Punëtorë të shpëtimit po luftojnë për të arritur fshatrat e shkatërruara përgjatë bregut, ku numri i të vdekurve ende është i panjohur, ndërsa të mbijetuarit vuajnë për ushqim pasi furnizimet janë pakësuar.
“Njerëzit janë duke ecur si zombi në kërkim të ushqimit:- është shprehur një student i mjekësisë në zonë e Leyte. “Është si një film”- thekson ai.