Home Aktualitet Veliaj: Tirana do te kete 5 unaza

Veliaj: Tirana do te kete 5 unaza

729
0

veliaj-7-300x180Tirana do të ketë 5 unaza, 2 prej të cilave do t’i dedikohen vetëm transportit publik  dhe këmbësorëve dhe biçikletave.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka prezantuar planin e përgjithshëm rregullues në njësitë bashkiake 5 dhe 7.

“Dy unazat e reja që ne po bëjmë, pra Unaza e Vogël, ajo që po bëjmë sot, Unaza e Mesme dhe e Madhja, janë tre unaza të fokusuara tek transporti i makinave. Propozimi ynë është që unaza 2 dhe 4 të jenë të fokusuara tek transporti publik, biçikletat, korsitë e pedonaleve dhe pistat e vrapimit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Një tjetër propozim për njësinë numër 7 është futja e autobusëve elektrikë dhe hapësirat sportive.

“Të nisim të konceptet e një transporti të ri, autobusët elektrikë që bijnë distancën Tiranë-Rinas, ndalojnë edhe në zonën industriale, që nuk ndotin dhe që ta bëjmë me një kompani të bashkisë. Për njësinë 7 plani është që të ribëjmë nga e para një arenë të mirëfilltë sportive. Të njëjtën gjë po bëjmë me njësinë 5”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për të disiplinuar bashkëjetesën në komunitet tanimë vendosja e administratorëve në çdo pallat do të kontrollohet nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, plani i ri rregullues parashikon ndërtimin e brezit të gjelbër të qytetit, shkolla të reja, displinim të trafikut e të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here