Shqipëria është në periudhë tranzicioni. Kështu ka deklaruar sot ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, gjatë një takimi të mbajtur me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Ndër të tjera, Beçaj ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së, kjo në drejtim të sistemit të drejtësisë.
“Duhet mobilizim për të çuar përpara sistemin e drejtësisë. Shfuqizimi i ligjit për K.GJ.K ka vështirësuar mekanizmat e bashkëveprimit. Pushteti gjyqësor, gara për të ushtruar funksionin e tij. Ne duhet t`i kthejmë publikut besimin tek drejtësia” tha më tej ajo.
“ Sistemi gjyqësor është çelësi i suksesit për të ardhmen”. Me anë të këtij mesazhi, Arvizu theksoi se vetëm me anë të një diplomacie mund të arrish standardet e munguara, nga tejzgjatja e tranzicionit, nga shtimi galopant i padrejtësive prej organeve të drejtësisë, nga niveli ekonomik etj.