Home Aktualitet Vlore: Kapet rithemeluesi i mafias Siciliane

Vlore: Kapet rithemeluesi i mafias Siciliane

693
0
Arrestohet në Vlorë një nga figurat e njohura të organizatës mafioze “Sacra Corona Unitta”, që operon në zonën e Brindisit në Itali.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Policia e Shtetit informon se Albino Prudentino është arrestuar paraditen e sotme në një nga lokalet në pronësi të tij në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Arrestimi i 59 vjecarit lindur në Ostuni (Brindisi) është kryer në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar “Calipso” për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës me karakter mafioz, “Sacra Corona Unitta.
Ndaj Prudentinos, i cili njihet si njëri prej drejtuesve të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita”, Gjykata e Leçes në 20 shtator të këtij viti, ka lëshuar urdhërin e arrestit për “bashkëpunim kriminal i tipit mafioz”, “trafik droge”, si dhe “grabitje në rrethana rënduese”, vepra të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
“Ky shtetas gjatë viteve 2005 deri më 2009, në Mesagne, Ostuni dhe në rrethinat e Brindisit, ka marrë pjesë në një organizatë kriminale e tipit mafioz, me qëllim trafik droge dhe grabitje në rrethana rënduese.”- thuhet ne deklaraten per shtyp te policise se shtetit.
Prudentino rezulton të jetë pronar i dy lokaleve luksoze me emër në zonën e Ujit të Ftohtë, ( zonë mjaft e frekuentuar në qytetin e Vlorës) një pasticeri dhe tjetra restorant ndërsa planifikonte të hapte dhe një kazino me lojra elektronike.
Arrestimi erdhi falë bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe.
Policia bëri të ditur se gjatë viteve 2005 deri më 2009, në Mesagne, Ostuni dhe në rrethinat e Brindisit, Prudentino ka marrë pjesë në një organizatë kriminale e tipit mafioz, me qëllim trafik droge dhe grabitje në rrethana rënduese.
Aktualisht për të kërkuarin ndërkombëtar Albino Prudentino po kryhen procedurat përkatëse me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Albino Prudentino, një nga figurat e njohura të Mafias italiane, njihet për kontrabandën e cigareve, dhe kohët e fundit edhe trafikun e drogës, në bashkëpunim me rrjete të fuqishme të trafikut jo vetëm në Itali, por edhe në Ballkan. Sacra Corona Unitta ishte krijuar nga Giusepe Rigoli, por animafia e shkatërroi gjithë strukturën drejtuese dhe në 2005 Albino Prudentino, dikur ushtar mori në dorë rithemelimin e kupolës mafioze. Grupi që drejtonte Prudentino, një ndër grupet bashkëpunëtore të Mafias siçialiane, mundësonte lidhjen nga njëra anë në anën tjetër të Italisë, për të krijuar korridorin e trafikut, i cili niste nga vendet e Ballkanit, vendet e ish- Jugosllavisë dhe përfundonte drejt Greqisë. Mendohet se 59 vjeçari Prudentino të ketë patur lidhje edhe me shtetas shqiptarë, të përfshirë në veprimtari kriminale për vetë faktin e arrestimit të tij në qytetin e Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here