
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e cilësoi këtë rritje si mjaft domethënëse.” Aq më tepër po të shohim kushtet e rajonit ku jo vetëm nuk ka pasur rritje pagash, por madje ka pasur kufizime”, tha Vasili. Në zbatim të vendimit të Qeverisë, janë rritur edhe pagat e spitaleve për mjekët dhe infermierët. Për mjekët e QSUT, materniteteve nr.1 dhe nr.2 dhe Sanatoriumit, është bërë deri në 10 % krahasuar me pagën aktuale:
Për mjekët e QSUT, mesatarisht ishte 54.100 lekë, bëhet 59.100 lekë ose shtohet 5.000 lekë në muaj. Për mjekët e spitaleve të tjera mesatarisht ishte 51.000 lekë, bëhet 54.000 lekë ose shtohet 3.000 lekë. Për infermierët e QSUT ishte 39.000 lekë, behet 41.000 lekë ose shtohet 2.000 lekë në muaj. Për infermierët e spitaleve të tjera ishte 37.000 lekë, bëhet 39.000 lekë ose shtohet 2.000 lekë në muaj. Vendimi i Këshillit Administrativ të ISKSH-së përfshin edhe spitalin e Durrësit. Pagat për mjekët e spitalit e këtij spitali rriten mesatarisht nga 54.000 lekë në 57.000 lekë.
Kush përfiton
Nga rritjet e pagave në shërbimin spitalor përfitojnë rreth 11.888 punonjës, nga të cilët rreth 1700 mjekë, rreth 8000 infermierë e sanitare dhe rreth 2100 punonjës të tjerë të administratës dhe sektorëve mbështetës. Efektet e rritjes në total për paga, sigurime shoqërore e shëndetësore, arrijnë në rreth 400 milionë lekë. Për të bërë të mundur realizimin e këtyre pagesave, do të përdoret rezerva e ISKSH nga buxheti i shërbimit spitalor. Fondet për shërbimin spitalor përballohen nga buxheti i vitit 2010 i ISKSH-së, i parashikuar për këtë shërbim.
Shtesat në pagë
Rriten nga data 1 korrik
9% pagat e punonjësve të qendrave shëndetësore
6% është shtesa për spitalet e rretheve.
10% për mjekët e Qendrës Spitalore Universitare
Mjekët e parësorit:
Në zonat qendrore
Nga 46 mijë lekë, bëhen 50 mijë lekë
Zonat fushore
nga 54, bëhen 57 mijë lekë
Në zonat e thella malore
nga 78 mijë lekë, bëhen 80 mijë lekë
Përfitojnë 9300 punonjës
Mjekët specialistë:
me vjetërsi pune mbi 25 vjet
nga 49.000 lekë në 52.000 lekë
Përfitojnë 300 mjekë në Tiranë
Infermierët
Nga 34 mijë në 40 mijë lekë, sipas kategorive