Home Aktualitet Arrestohet nje tjeter person ne Lazarat. Qelloi policine

Arrestohet nje tjeter person ne Lazarat. Qelloi policine

576
0

lazarat44Një 53-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative. Avdul Bocia ishte shpallur në kërkim që prej fillimit të operacionit antikanabis të policisë në Lazarat, pasi ishte ndër personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë.

Me arrestimin e Bocias shkon në 40 numri i personave të arrestuar.

Ndërsa gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, i janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 70 fishekë dhe 4 krehëra me fishekë.
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here