Home Aktualitet Shemsi Prençi perjashtohet nga Policia e Shtetit

Shemsi Prençi perjashtohet nga Policia e Shtetit

549
0

Polica e Shtetit nëpërmjet një deklarate publike për mediat sqaron shkaqet e përjashtimit nga detyra të kreut të policisë së Dibrës, Shemsi Prenci.
Sipas zëdhënëses së policisë, kryepolici i Dibrës jepte urdhra të jashtëligjshme duke tejkaluar kompetencat e institucionit që drejtonte. Zëdhënësja theksoi se që prej emërimit në detyre të Prençit, kanë ardhur një seri ankesash për kërcënime dhe shantazhe.

Ai ka ngritur në qarkun e Dibrës edhe një Task Force, përtej kompetencave, gjë për të cilën e kanë akuzuar autoritetet vendore.Ndër të tjera ai akuzohet nga Prokuroria e Matit edhe për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Përjashtimi i tij nga detyra vjen pikërisht prej shkeljeve disiplinore të vërtetuara nga hetimet e deritanishme në lidhje me funksionin e tij.

“Drejtues i Parë Shemsi Prençi, u emërua Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër me datën 04.02.2012. Pas fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u adresuan në mënyrë të përsëritur një numër ankesash: nga drejtues dhe oficerë të policisë së këtij qarku për kërcënime, shantazhe dhe transferime në detyrë të tyre, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit nga ana e Drejtorit Shemsi Prençi, nga autoritetet vendore, për kapërcim të kompetencave dhe dhunim të akteve të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave për ngritjen dhe funksionimin e një TASK-FORCE në Qarkun e Dibrës, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, nga Zyra Përmbarimore e Rrethit Mat, për fyrje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të Policisë Shemsi Prençi, nga Zyra Përmbarimore Private, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, vënie në dijeni nga ana e Prokurorive të rretheve Mat dhe Dibër për konstatimin e veprimeve të kundraligjshme të policisë së qarkut Dibër të urdhëruara nga drejtori Shemsi Prençi”, thuhet në deklaratën e policisë.

Më datën 23 Prill 2012, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin administrativ, ndërsa më 24 prill, Policia e Shtetit urdhëroi pezullimin e përkohshëm të tij nga detyra, duke shtuar se pas këtyre masave paraprake, drejtuesi Prençi ka adresuar publikisht fyerje dhe ofendime në adresë të Këshillit të Ministrave, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit” theksoi zëdhënësja.

Sipas saj, deklaratat e tij bëhen në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë.

Plangarica thekson se, “Në ngarkim të punonjësit të Policisë së Shtetit Shemsi Prençi kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore “vërejtje me paralajmërim” gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës”.

Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi “Përjashtimin nga Policia” të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për “Kryerjen e veprimeve të pahijshme” si dhe “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here