Home Aktualitet “Fryma e Re Demokratike”, sot nis zyrtarisht

“Fryma e Re Demokratike”, sot nis zyrtarisht

682
0

Pas një periudhe 6 mujore pritje, ka ardhur edhe momenti ku forca e re politike e dalë nga gjiri i grupit të mbështetësve të Bamir Topit në PD të nisë zyrtarisht rrugëtimin. Grupi nismëtar ka konfirmuar se sot në orën 12:00, partia e re do të marrë rrugë zyrtarisht dhe emri me të cilin do të pagëzohet është “Fryma e Re Demokratike”.
Pjesëtarët e grupit nismëtar pritet të japin sot edhe detaje të tjera lidhur me statutin dhe programin e partisë dhe do të nisin kështu betejën politike jashtë PD-së.
Nismëtari për themelimin e Frymës së Re Demokratike është ish-deputeti demokrat Gazmend Oketa i cili do ta drejtojë deri në kongresin e parë sëbashku me një grup nismëtar, në pritje edhe të mbarimit të mandatit të Bamir Topit si president.
Ndërkohë ditën e djeshme, në selinë kësaj partie tashmë është instaluar edhe logoja e saj. Emri i shkruar me ngjyrë blu mbulon murin e selisë së partisë, dhe në krye të saj ka një syth që sipas organziatorëve është menduar si simbol i frymës së re.
Sythi i cili ka tre ngjyra të verdhën si simbol i së djathtës, ngjyra blu dhe të kaltër si simbol i Bashkimit Europian. Çka sipas grupit nismëtar të “Frymës së Re Demokratike” do të përkthehet si një forcë politike e djathtë që do ti shërbejë integrimit të vendit.

Ndërkohë pjesë e struktuarve drejtuese të “Frymës së Re Demokratike”, do të jenë disa nga emrat e spikatur të lëvizjes së dhjetorit 90 , si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Eduart Selami etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here