Shqipëria dhe Evropa janë bërë sot dëshmitarë për rreh 3 orë, të eklipsit diellor, ku hëna mbulon diellin duke ofruar pamje spektakolare. Eklipsi ashtu siç ishte parashikuar nga ekspertët nisi në orën 09:30, ndërsa kulmin e tij e arriti rreth orës 10:30 kur hëna mbuloi diellin në masën 90% në vende të caktuara të botës.
Qytetarët shqiptarë kanë shijuar për 3 orë pamjet që ky eklips të ofron një herë në 16 vjet, por gjithnjë duke e vështruar fenomenin natyror me syze të posaçme për shkak të rrezikut që sjellin rrezet e diellit. Eklipsi në vendin tonë arriti kulmin kur hëna mbuloi diellin në masën 40%, duke e “zhytur” në errësirë të pjesshmë Shqipërinë.
Ky fenomen është shijuar më së miri në ishullin norvegjez të Svalbardit, atu ku turistët, të cilët kanë prenotuar hotelet që në vitin 2008, kanë qenë dëshmitarë të asaj që quhet “Unaza Diellore”, fenomen që arrihet kur Hëna bllokon tërësisht sipërfaqen e Diellit. Një tjetër vend i mirë për të parë eklipsin ishin edhe Ishujt Faroe, ku Hëna mbuloi 98% Diellin.
Si për çudi, eklipsi i ditës së sotme ka qëlluar në të njëjtën ditë me atë të kuinoksit pranveror, çka shënjon edhe ardhjen zyrtarisht të stinës së pranverës. Jo vetëm kaq, por dita e sotme ka shënuar edhe diçka të veçantë, pasi spektakli natyror ka rezervuar edhe surpriza në mbrëmje kur të shfaqet “Super Hëna”, çka nënkupton një Hënë të plotë më të madhe, se ç’është zakonisht, pasi sateliti i Tokës ndodhet në pikën më të afërt me planetin tonë.
Sipas ekspertëve, këto ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk kanë asnjë ndikim, por është shumë e rrallë që tre ngjarje të tilla të regjistrohen në të njëjtën ditë. Por ekspertët kishin këshilluar banorët që fenomeni të mos fotografohet. Kjo pasi rreziku i fotografimit të këtij eklipsi pa asnjë masë paraprake mbrojtëse është mjaft i lartë. Retina e sytit mund të pësojë dëmtime të pakthyeshme duke shkaktuar probleme të mëdha për sytë.
Eklipsi i ditës së sotme, sigurisht shkaktoi edhe një mori “fotosh selfie” ku shumë persona anembanë globit kanë ngritur sytë nga qielli për të parë fenomenin.
Ora 11:52 Perfundon fenomeni i eklipsi diellor
Ka perfunduar pas me shume se dy oresh eklipsi i diellit i cili ofroi pamje spektakolare ne te gjithe Evropen perfshire edhe vendin tone.
Ora 10:27 Eklipsi diellor arrin kulmin, në Shqipëri hëna mbulon diellin në masën 40%
Eklipsi diellor ka arritur kulmin e tij. Në vendin tonë hëna ka mbuluar në masën 40% diellin duke zhytur pjesërisht në errësinë Shqipërinë.
Ora 09:40 Nis eklipsi diellor
Ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar eklipsi diellor, ku hëna ka nisur që të mbulojë diellin. Eklipsi do të jetë i dukshëm edhe në vendin tonë, ku pritet që hëna të mbulojë diellin deri në masën 40%. Kulmi i tij pritet të jetë në orën 10:30