Home Aktualitet Mjetet ujore, Leli: Nuk e monitorojme dot detin

Mjetet ujore, Leli: Nuk e monitorojme dot detin

658
0

147040257005816_VLORE-PLAZHET_15_13Pushteti vendor në Vlorë deklaron se ka kompetenca monitoruese vetëm për pjesën tokësore të bregdetit, ndërsa monitorimin e detit e ka të pamundur. Sipas kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është Policia Kufitare ajo që i kryen këto monitorime në det.

“Ne mund të monitorojmë pjesën që i takon bashkisë, siç është pjesa e rërës, bregdetit, pra plazhet, ndërsa e kemi të pamundur të monitorojmë përmes bashkisë ujin. Deti është një territor i cili nuk mund ta monitorojë Bashkia e Vlorës, pasi atë e monitoron Policia Kufitare”, deklaroi Leli.

Leli thotë më tej se Bashkia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrimin e sporteve ujore me mjetet detare, por nga ana tjetër edhe nuk ka pasur kërkesa nga qytetarët.

“Deri sot jo vetëm që nuk kemi dhënë leje për ushtrim të sporteve ujore, por nuk ka pasur as kërkesa për leje për mjete lundruese në territorin e gjirit të Vlorës, ajo që menaxhohet si plazhet nga Bashkia e Vlorës”, vijoi Leli.

Po ashtu, Leli i bën thirrje qytetarëve që kur ka shkelje dhe prishje të qetësisë publike të njoftojnë autoritetet me qëllim që të ndërhyhet menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here