Home Aktualitet SMS kercenuese, Tahiri: Vazhdoj punen time

SMS kercenuese, Tahiri: Vazhdoj punen time

62
0

tahiri-mediaMinistri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka folur për herë të parë për kërcënimet e marra në telefon.

“Nuk e ndjehem i kërcënuar, drejtësia do të bëjë punën. Une vazhdoj detyren pa asnje shqetesim” , u shpreh ministri i Brendshëm në lidhje me mesazhin kërcënues që dyshohet se ka mbërritur në telefonin personal të tij nga Vladimir Gjuta, personi i shpallur në kërkim që akuzohet se ka organizuar shpërthimet me tritol ndaj babait të ministrit në janar të këtij viti.

Pyetje: Z. Tahiri, ju jeni në ruajtje 24 orë në ditë, ju dhe familja juaj. A ndihet i kërcënuar Ministri i Brendshëm?
Ministri Tahiri: Jo aspak. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Unë vazhdoj detyrën time pa asnjë shqetësim.

Deklarata e ministrit Tahiri u bë ndërsa la ambientet e Gjykatës së Lartë pas seancës së pajtimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i paditur për shpifje.

Tahiri: Pajtim me Paloken vetem nese kerkon falje publike per shpifjet
Paloka mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa Tahiri tha se vetëm nësë deputeti demokrat Paloka do t’i kërkojë falje publike për akuzat se ka lidhje me krimin, e konkretisht me Emiljano Shullazin, i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.atëherë do tërhiqet nga padia.

Pyetje: Nuk pranuat të pajtoheshit, me kushtin që Paloka duhet të kërkojë falje publike, z. Paloka nuk ishte në seancë, por avokati i tij deklaroi se i qëndron akuzave. A keni ndonjë koment?

Ministri Tahiri:  Është normale, që për ekonomi gjyqësore të mos vazhdonim këtë proces në rast se z.Paloka do kërkonte ndjesë publike dhe do pranonte që ka shpifur. Me sa kuptoj, instikti politik për të vazhduar këtë lloj dalldie me këto shpifje, është më i madh sesa instikti për të bërë drejtësi. Dhe në këto kushte, unë besoj që i vetmi pajtim është ai që do të bëjë gjykata. Gjithsesi unë nuk arrij të kuptoj se si një deputet, Kryetar i grupit parlamentar të Partisë më të madhe në opozitë, ka kohë të dalë ditë për ditë në konferenca për shtyp, dhe nuk ka kohë të paraqitet vetë në gjyq, dhe të përballet me të vërtetat që ai pretendon se di, apo të përballet me të vërtetat që unë pretendojë se janë të vërteta absolute dhe ekskluzive. Kështu që besoj kjo është gjithsesi një shenjë injorimi ndaj sistemit gjyqësor dhe ndaj praktikës që duhet të ndërtojmë të gjithë bashkë për ta nxjerrë përfundimisht politikën nga ditët e llumit dhe ditët e vrerit dhe për ta futur në shinat e të vërtetës që duhet të ndajmë bashkërisht përballë publikut.

Por përfaqësuesi ligjor i Palokës tha në emër të tij se i qëndron akuzave dhe nuk tërhiqen.

Seanca e radhës në Gjykatën e Lartë do të mbahet më 15 Qershor

Dy javë më parë, ministri Tahiri tha se nëse Paloka nuk provon akuzat, të dënohet, sic vetë Tahiri është dënuar në gjyqet ndaj familjarëve të Berishës, kur PS ishte në opozitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here