Home Aktualitet Pas vdekjes se gjyshes eshte mbesa “engjellore”

Pas vdekjes se gjyshes eshte mbesa “engjellore”

568
0

xhoana-hila

Pas vdekjes së 82 vjecares Angje Hila nga Shkodra, e cila u mbyt gjatë një grabitjeje në banesën e saj më 25 shkurt të këtij viti, fshihet mbesa e saj dhe i dashuri i kësaj të fundit, në një ngjarje tragjike ku u përfshi vetë mbesa e saj.

Ky fakt është pohuar nga policia e Shkodrës e cila një komunikatë për shtyp njofton se lidhur me këtë ngjarje është ndaluar 32-vjeçarja, Xhoana Hila, banuese në Tiranë dhe i dashuri i kësaj të fundit 27-vjeçari Erando Qatipi.

32-vjeçarja përpara hetuesve ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që u finalizua me vdekjen e të moshuarës. Ajo ka pohuar se vrasjen e ka kryer i dashuri i saj.

Ndër të tjera ajo ka shtuar e së bashku me të dashurin po vidhnin disa bizhuteri në shtëpinë e gjyshes në Shkodër por kjo e fundit i ka pikasur.
Pas kësaj 27-vjeçari Erando Qatipi, e ka mbytur me jastëk të moshuarën Angje Hila.

Ka qenë një nga djemtë e viktimës që pas ngjarjes ka denoncuar në polici humbjen e disa bizhuterive, ndërsa deri më tani 27-vjeçari Erando Qatipi nuk ka pranuar të ketë kryer vrasjen e të moshuarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here