Home Rajoni Greqia nxjerr ne shitje 30 ishujt e pare

Greqia nxjerr ne shitje 30 ishujt e pare

712
0

Në Greqinë e krizës duket se privatizimet do prekin gjithçka, edhe atë që dikur s’mund të imagjinohej.

Qeveria greke me sa duket ka vendosur të shesë përkohësisht disa ishuj, për të përballuar krizën.

Sipas të dhënave të para jozyrtare, ishujt do të shiten me kontratë 50 vjeçare. Të interesuarit mund të shfrytëzojnë ishullin për 45-50 vjet.

Sipas gazetës “Ta Nea”, është vendosur që të nxirren në shitje 30 ishujt e parë, me madhësi territoriale nga 100 deri në 3100 hektarë.

Fillimisht u diskutuan temat e sigurisë dhe pasi u verifikua që këta ishuj janë larg kufirit (veçanërisht larg Turqisë), u vlerësua se ata mund të shfrytëzohen nga investitorë të huaj dhe vendas.

Disa ditë më parë, në revistën franceze Le Monde, vetë kryeministri Samaras bëri një referim për “shitjen” e 562 ishujve grekë.

Edhe pse qeveria e mohoi zyrtarisht, duket se Fondi i Zhvillimit të Pronës shtetërore, ka filluar procedurat, që këto ishuj t’iu jepen privatëve për 50 vjet, për “shfrytëzim komercial”, domethënë për akuakulturë, ferma diellore, turbina ere, turizëm etj. Shteti grek zotëron 562 ishuj të pashfrytëzuar, me një sipërfaqe totale prej 240 000 000 metra katrorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here