Home Aktualitet Vrasja e kryekomisarit, Prokuroria: Burg përjetë për Arben Frrokun

Vrasja e kryekomisarit, Prokuroria: Burg përjetë për Arben Frrokun

625
0

arben-frroku“Arben Frroku është ekzekutor në atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të 2013-ës e për këtë duhet të dënohet me burg përjetë”. Kjo është pretenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lexuar këtë të mërkurë në Gjykatë.

Pas 47 seancave dhe një viti proces gjykimi, Akuza kërkoi burg përjetë ndaj biznesmenit të dyshuar duke argumentuar se ai ka qenë i pranishëm në vrasjen e Lamajt në rrugën “Petro Korçari” dhe është identifikuar dhe nga dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.

Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ku po ashtu mungoi dhe i vëllai Mark Frroku, deputet i Partisë Kristian Demokratike i cili prej disa ditësh është përfshirë në procesin “Doshi”.

Dëshmitari i mbrojtur: Vrasjen ja dëshmova Kuliçit e Vocit 
Pretenca prej 70 faqesh u lexua në sallën e gjykimit pa praninë e mediave, ku për herë të parë u bë publik se dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka kishte njohje me familjen Frroku, por sipas dëshmisë së tij nuk i kishte pasur atyre asnjëherë lekë borxh siç është pretenduar. Arben Ndoka sipas pretencës së lexuar nga prokurorët, ka pranuar se disa vite më parë kishte njohur Mark Frrokun teksa ish punësuar si shofer gjatë një fushate elektorale në zonën e Laprakës ndërsa Arben Frrokun e njihte vetëm si vëllai i Markut e asgjë më shumë.

Po ashtu Ndoka ka dëshmuar se personat e parë që ka takuar për të rrëfyer skenën e vrasjes së Lamajt kanë qenë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj të cilët ja ka prezantuar një shok i tij.

Avokatet e Frrokut: Akuzat fantazi te Prokurorise, deshmitari i mbrojtur i paguar!
Pas  pretencës dy avokatët e Frrokut u shprehën për mediat se e prisnin një vendim të tillë nga Prokuroria. Ata i qëndruan pretendimit që kanë mbrojtur përgjatë gjithë procesit të nisur ndaj biznesmenit, se Arben Frroku nuk ka lidhje me vrasjen e komisarit Lamaj. Ata hodhën akuza se dëshmitari i mbrojtur në gjyq, me emrin e vendosur nga drejtësia Arben Ndoka, është paguar për të deklaruar se ka parë Frrokun në makinën nga ku u qëllua kryekomisari dy vjet më parë pranë banesës së tij.

“Ky gjykim u ndoq nga grumbullimi i më shumë provave sesa kish grumbulluar vetë hetimi, nuk arritën të provojnë dhe të japin asnjë të dhënë që Frroku është autor. Është bërë zakon që prokurorët në mungesë të provave kërkojnë burgim të përjetshëm. Rasti i vrasjes së komisarit është i rëndë por i akuzuari nuk ka lidhje me ngjarjen. Frrokun e akuzojnë në bashkëpunim por akoma nuk kanë arritur të gjejnë bashkëpunëtorët. Të gjitha janë aludime të prokurorit.

Dëshmitari i vetëm është dëshmitari i mbrojtur me identitet të rremë dhe gjykata ka bërë shkelje të rëndë procedurale, vazhdoi me identitetin e rremë edhe kur doli emri i vërtetë. Ky është dëshmitar i paguar për këtë punë. Ky është shkëputur nga programi i mbrojtjes, ju vendos eksploziv dhe u mor sërish si dëshmitar. Nga mospranimi i identitetit të saktë janë rrëzuar kërkesat tona duke justifikuar se cenohet identitet i këtij personi kur në kohën që i kërkuam ne ka qenë i zbuluar

Kontestuam eksperimentin, duhet të dokumentohet të fotografohet dhe asnjë element nuk përmbushet.

Nuk është fundi i këtij gjykimi.

Ne nuk mund të paragjykojmë vendimin gjykatës mund të pyesni prokurorinë si do paraqitet në apel”, tha avokati Genc Gjokutaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here