Home Ushqim 6 këshilla të vlefshme për përgatitje të frutave dhe perimeve

6 këshilla të vlefshme për përgatitje të frutave dhe perimeve

2016
0

fruta-perimeNjë shprehje e mirë: Hani çdo ditë aq fruta dhe perime sa mbajnë dy pëllëmbët e duarve tuaja.

Gjatë verës që nga luleshtrydhja, qershia, boronicat e deri tek trangujt, specat, domatet dhe sallatat e ndryshme, gjatë dimrit që nga mollët, dardhat, bananet e deri te lakrat e perimet të tjera që gjenden në treg, frutat dhe perimet nuk guxojnë të mungojnë nga ushqimi i juaj ditor.

Të gjitha këto produkte është më së miri që të jenë sa më natyrore që është e mundur, që do të thotë të konsumohen të freskëta, apo të përgatitura me kujdes. Gabimet më të shpeshta në lidhje me frutat dhe perimet pas blerjes janë: qëndrojnë gjatë dhe në vend të papërshtatshëm, zihen gjatë, zihen në shumë ujë apo ngrohen prapë pas ftohjes, dhe si rezultat i kësaj humbin shumë elemente të dobishme.

Më poshtë po i radhitim disa këshilla të shkurtra dhe të lehta për t’u mbajtur mend, por tepër të rëndësishme për ruajtjen e vlerës dhe elementeve më të rëndësishme ushqyese të frutave dhe perimeve që ju i konsumoni.

1. Gjatë larjes, mos i leni të qëndrojnë gjatë në ujë, sepse i humbin albuminat, vitaminat B1 dhe C, Kalciumin dhe Hekurin.

2. Zbutni frutat apo perimet në ujë të nxehtë ose në avull sa më shkurt dhe përdorni pak ujë, vetëm pak apo aspak yndyrë.

3. Frutat edhe perimet para se të përgatiten nuk duhet të qëndrojnë në vend të nxehtë dhe me diell, për shkak se shpejt humbin elementet më të vlefshme të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe kur frutat dhe perimet copëtohen në pjesë të vogla.

4. Parimisht duhet ta dini që Vitamina C në fruta dhe perime shkatërrohet shpejt gjatë nxehjes – me përjashtim të patates dhe lakrave.

5. Nëse i përzieni perimet e ziera me ato të freskëta keni më shumë vitamina në pjatën tuaj. P.sh. Nëse përgatitni panxhar të kuq, atëherë shpërndajeni mbi të edhe pak panxhar të freskët të copëtuar imët.

6. Dhe së fundi ta vendosim pikën mbi shkronjën “I”. Shpërndani mbi të gjitha gjellët, supat, sallata apo soset edhe pak barishte të freskëta si majdanoz, hudher, qepe etj.

Zbatoni këto këshilla menjëherë dhe rregullisht, ndërsa ne u garantojmë se kjo do t’u sjellë një hap më afër të ushqyerit të shëndetshëm, kurse një hap më larg sëmundjeve që vijnë fshehtas dhe ngadalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here