Home Aktualitet Wikileaks, Godo: Zbardhet e vërteta e ’97-ës

Wikileaks, Godo: Zbardhet e vërteta e ’97-ës

713
1

Wikileaks po trondit botën, por do të ndihmojë Shqipërinë të zbardhë ndikimet që fqinjët e saj kanë pasur në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme. Duke iu referuar 822 dosjeve skkrete  në sajtin amerikan ku përmendet vendi ynë, historiani Sabri Godo, e sheh këtë si momentin kur më në fund do të zbardhet ’97-ta.

“Për një gjë jam i bindur që në ato ngjarje atëhere ka patur ndërhyrje nga jashtë. Nuk ka qenë cdo gjë e kurdisur përbrenda. Askush nuk kishte mundësi ti jepte përmasa të atilla ngjarjeve të ’96-tës pa një ndërhyrje dhe mbështetje nga jashtë. Si ka qenë, në cforma është bërë, deri ku ka shkuar, të gjitha këto mbeten për tu parë. Gjithësesi janë ngjarje të së kaluarës që nuk duhet të kenë  ndonjë ndikim të madh në zhvillimin e marrëdhënieve aktuale. Por shënimet duhen mbajtur”, thotë historiani Sabri Godo.

Lidhur me pretendimet e një ndikimi të dukshëm amerikan në rrezimin e paktit detar me Greqinë, komenti i Godos është ky: “Mua nuk do më dukej ndonjë habi e madhe, të kishte ndonjë lloj ndikimi të tërthortë të Amerikës, kjo ka të bëjë me interesat strategjike në tërësi, por dhe me politikën që ndiqet ndaj një vendi në vecanti. Në cdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona. Kjo do të provokojë një debat ku do të përfshihet e gjithë bota. Unë e shoh si gjë të dobishme, mbase qeveritë do të vihen në vështirësi, ai që nuk njeh të kaluarën është i destinuar të përsëritë gabimet”.

1 COMMENT

  1. e falinderoi shume wikileaks qe do te beje dicka per shqiperine qe te nxjerre ne drite qendrimin e politikes shqipetare ndaj kombit shqipetare dhe poziten e tyre gjithashtu eshte teper e rendesishme qenrimet e fqinjeve dhe qellimet e tyre gjithashtu dam te dine se kushe e shtyu qeverine shqipetare qe te beje nje marreveshje me greqine per ty dhane ujrat territoriale te vendit tone me qfare kurajo dhe fytyre te nje qeverije qe i perkete ketj kombi valle qfare fshihet mrapa ketij pakti leket ne llogari te pushtetareve o cfare tjeter. Valle kur politika shqipetare te gdo ngjyre qofshin do te mbrojne interesat e kombit dhe jo ti shesin ata ngelemi me shprese se do te zbardhen te gjitha qeshtet dhe te jemi ne gjendje qe te njohim mikun dhe armikun e kombit shqipetare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here