Per te shtatin vit rradhazi eshte festuar ne kryeqytet Nata e Bardhe. Prej ores 18:00 te mbrëmjes kane nisur ne Tirane festimet, te cilat ne forma te ndryshme jane demostruar pergjate gjithe bulevardit “Deshmoret e Kombit”. Ne oren 19:00 bashkia e kryeqytetit ka hapur dyert ku qytetaret kane vizituar kete institucion dhe kane bere fotografi me kryetarin Edi Rama. Ky i fundit me pas ka ecur pergjate bulevardit ku per mediat vlerësoi shndërrimin e kësaj dite ne nje feste tradite per kryeqytetin dhe vizitoret e tij te shumte, duke uruar per vite te ardhshme me shpresa te realizuara.
Nata e Bardhe e ketij viti ka percjelle serish nisma te festave te mëparshme, si ajo “Perqafome” ku te rinj e rrjetit rinor perqafojne qytetaret ne shenje dashurie per njeri-tjetrin. Nje skene dedikuar muzikes klasike, nje skene vetem per femije, nje tjeter per te rinjte. Por ky vit solli edhe disa risi, si koncerti i madh me pjese folklorike nga grupe te ndryshme te te gjitha trevave shqiptare, ekspozita me te ashtuquajturat zanate te humbura te Tiranes se vjeter, demonstrim i arteve marciale, etj. Keto aktivitete jane zhvilluar pergjate bulevardit “Deshmoret e kombit”, ne nje segment te rruges Deshmoret e 4 Shkurtit dhe tek zona e ish bllokut ku prej ores 15:00 nuk eshte lejuar qarkullimi i automjeteve.