Home Shendetesi 12 faktoret qe ndikojne ne rritjen e kancerit

12 faktoret qe ndikojne ne rritjen e kancerit

1067
1

Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit. Në krahasim me 30 vitet e kaluara, rastet e përgjithshme të mbijetesës ndaj kancerit janë dyfishuar falë trajtimeve më të mira, diagnozave të hershme dhe të qenit sa më  shumë te informuar  nga ana e shoqërisë për dallimin e simptomave. Pothuajse gjysma e pacientëve (46.2 për qind) të diagnostikuar në 2000-2001 ishin të predispozuar të jetonin edhe 10 vjet të tjera, krahasuar me çerekun  (23.6 për qind)  e pacientëve të  diagnostikuar në 1971, sipas rasteve të shpallura nga  shoqata bamirëse Kërkime mbi kancerin. Dhjetë vjet mbijetesë është një etapë e suksesshme në trajtimin e kancerit dhe është e lidhur  sa me izolimin aq edhe me kurën dhe trajtimin. Progresi I rrezikshëm, I cili ishte intensiv në dekadën e kaluar, ka tendencën të vazhdojë, parashikojnë ekspertët. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Por në ditët tona shtimi i elementeve kanceroze dhe toksike përbën një problem serioz për shëndetin dhe zhvillimin e kancereve.

1- Tymi i makinave
Rrugët e mbushura plot me makina jo vetëm që janë një problem fort i diskutuar në ditët e sotme për shkak të tymrave të tepërta të shkarkuara në atmosferë, ndotjes së ambientit dhe favorizimin e ngrohjes globale, përbën edhe një problem serioz për shëndetin. Tymi i makinave është identifikuar nga shkencëtarët si një ndër shkaktërët kryesorë të shfaqjes së kancerit te njerëzit që banojnë në qendra urbane. Djegia e karburanteve përmban lëndë toksike dhe kancerogjene.

2- Pirja e duhanit
Është mjaft e konsumuar tema e dëmtimeve dhe pasojave serioze në organizëm që shkakton pirja e duhanit. Megjithatë vihet re se numri i duhanpirëseve femra rritet. Kjo përbën një nga faktorët kryesorë në shtimin e rasteve të kancerit të mushkërive j ovetëm te meshkujt, po edhe te femrat. Duhani dhe drogat e ndryshme përmbjanë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacionë në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkërinë, por edhe sistemin tuaj imunitar.

3- Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth. Femrat që banojnë në këto zona rrezikojnë menopauzë të hershme.

4- Pirja e alkoolit
Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mëndonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 gr alkool rrit rreziku e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.

5- Elementet toksike te ushqimet
Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pes6ticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi i disa llojë kanfësh të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj. mund të përmbajë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut. Disa lëndë të gjendura te mishi apo peshku, po ashtu edhe te qumështi industrial, përmbajnë disa lëndë që shkaktojnë mutacione në organizëm dhe përbëjnë rrezik or shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë apo të aparatit të tretjes.

6- Rrezet radioaktive
Një studim i kryer në vitin 2005 nga një Program Toksilogjik Amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solarët e ndryshëm përbëjnë një rrezik të madh në shaqjen e tumoreve të ndyshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi. Duke menduar se këto trajtime mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, ato realisht edhe mund të përbëjnë një problem serioz.

7- Niveli i lartë i hormoneve
Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progresteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit të njeriu. Studimet kanë treguar se edhe shumë simptoma të menopauzës së hershme shërbejnë si tregues të shfaqjes së kancerit te këto gra, të cilat kanë nevojë për trajtime mjekësore.

8- Konsumimi i ujit të ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkatojnë sëmundje në masë te njerëzit. Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesjes për shëndetin tuaj. Konsumimi i ujit të pijshëm përveç shfaqjes së sëmundjëve të ndryshme hepatitit, diarreje; përbën një rrezik për shfaqjen e kancerit. Në të mund të përmban elemente të ndryshme toksike që bëhën shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi  ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.

9- Kimikatet që gjenden në shtëpi
Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme kimikatesh. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat. Dëgjojmë për pesticide dhe kimikate të ndryshme kunder insekteve, buburrecave dhe mushkonjave; por s’duhet të harrojmë se ato pëerbëjnë rrezik edhe për shëndetin tonë, duke u kthyer në një faktor i rrezikshëm në shfaqjen e kancerit.

10- Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Kimikatet e ndryshme dhe përbërësit toksikë që ato përmbajnë përbëjnë rrezik në shfaqjen e formave të ndryshme të kancerit për shkak të mutacioneve që mund të shkaktojnë në organë të ndryshme në trupin e njeriut. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazhë e servisë të ndryshme përmbajnë sasira të larta elementesh toksike.

11- Produktet farmaceutike
Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Po ashtu edhe shumë produkte farmaceutike të njohura si anti-kanceroze, përgjithësisht janë të njohura si lëndë kancerogjene për njeriun. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.

12- Kimikatet te produktet kozmetike
“Bukuria kushton”. Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër. Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës. Nuk përjashtohen kimikatet që përmbajnë bojërat e ndryshme për lyerjen e flokëve. Në to përmbahen sasi të larta amoniaku, dyoksidi karboni, e substanca të tjera të rrezikshme për lëkurën dhe organizmin. Janë femrat, ato që janë të ekspozuara çdo ditë e me tepër ndaj këtyre përbërësve.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here