Home Ushqim Qumështi organik, shumë më i shëndetshëm se ai tradicinal

Qumështi organik, shumë më i shëndetshëm se ai tradicinal

961
0

qumeshti-organikQumështi organik përmban një balanc më të shëndetshëm të acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 në krahasim me qumështin nga lopët e rritura në ferma tradicionale, thotë një studim i ri.

E kjo, sipas hulumtuesve, vjen pasi që lopët ushqehen me bar.

Shkencëtarët morën 400 mostra të qumështit organik dhe atij tradicional nga rajone të ndryshme në SHBA brenda një periudhe 18-mujore, dhe i analizuan në lidhje me nivelet e acideve yndyrore. Por në veçanti, ata analizuan balancin në mes të përmbajtjes së omega-6 dhe omega-3, acidet qenësore yndyrore të cilat trupi i njeriut nuk mund t’i përfitojë nga materiale tjera të papërpunuar.

Rezultatet treguan se qumështi organik kishte një shkallë mesatare të acidit yndyror omega-6 ndaj atij omega-3 prej 2.3, ndërkaq qumështi tradicional kishte mesatarisht 5.8, thuhet në studimin e publikuar në revistën PLOS ONE. Studime të mëhershme kanë treguar se proporcioni më i shëndetshëm i omega-6 ndaj atij omega-3 është rreth 2.3.

Studimi pjesërisht ishte financuar nga dy kooperativa organike, të cilat nuk ishin të përfshira në përpilimin e studimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here