Home Kulture Mbreteresha Elisabeth nderon Angelina Jolie me titullin “Dame Nderi”

Mbreteresha Elisabeth nderon Angelina Jolie me titullin “Dame Nderi”

486
0

10406975_472043759605340_6002306505213493292_nMbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeth, i ka dorëzuar aktores Angelina Jolie titullin “Damë Nderi”, në kuadër të iniciativave të saj në mbrojtjen nga përdhunimet gjatë luftës si dhe për shërbimet e bëra nga ajo për politikën e jashtme britanike.

Lajmi është bërë i ditur sot në “Telegraph.co.uk”, ku shpjegohet se ngjarja e rëndësishme ishte paralajmëruar që në nisje të muajit qershor.

Ceremonia është zhvilluar në mënyrë private, gjatë një takimi mes personazheve të njohura në pallatin mbretëror. Nderimi i bërë ndaj aktores i kushtohet më së shumti luftës së saj kundër dhunës së grave, dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe kontributit që Jolie ka dhënë në këto çështje.

Previous articleZbulohet vaksina kunder virusit Ebola, nis vaksinimi edhe ne njerez
Next articleKorçe, vritet me thikë 19 vjeçari. Shkak, vjelja e molleve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here