Home Sport Ndeshja me Serbine, 500 tifozë nga Presheva në Beograd

Ndeshja me Serbine, 500 tifozë nga Presheva në Beograd

523
0

shqiperiaEdhe pse Federata Serbe e Futbollit nuk ka pranuar që tifozët shqiptarë të jenë në Beograd, kuqezinjtë nuk do të jenë të vetëm në stadium, pasi sipas raportimit të medieve janë shitur më shumë se 500 bileta për ndeshjen e datës 14 Tetor.

Madje, biletat mësohet se janë shitur me një çmim edhe më të madh sesa janë realisht duke përfituar nga interesimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një krahinë me popullsi shqiptare në territorin serb. Por, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk kanë asgjë të sigurt, nëse do t’iu lejohet hyrja në stadium, pasi duke ditur inatet e vjetra mes palëve, policia serbe u trembet trazirave në stadium dhe jashtë tij.

Arbitri
Fakti që ndeshja Shqipëri – Danimarkë nuk është shumë decizive, nuk e ka penguar UEFA-n për të vendosur që gjyqtari i ndeshjes në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të jetë hungarezi Viktor Kassai. Asistentë të Kassait do të jenë dy hungarezë të tjerë, pikërisht Gyorgy Ring dhe Vencel Toth.

39-vjeçari prej vitit 2003 ka statusin e gjyqtarit ndërkombëtar dhe ka qenë pjesë e botërorëve e Evropianëve të fundit, ndërsa në vitin 2011 ka gjykuar finalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona-Manchester United. Në të kaluarën, Kassai nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here