Home Aktualitet Tirane, prokuroria kerkon rikthimin ne burg te Fullanit

Tirane, prokuroria kerkon rikthimin ne burg te Fullanit

544
0

fulliTIRANE- Prokuroria nuk tërhiqet, kërkon rikthimin në burg të ish-guvernatorit Ardian Fullani. Ishnumri një i Bankës Qendrore, dyshohet për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Dje prokuroria dorëzoi në Gjykatën e Lartë rekursin ndaj ish-guvernatorit, i cili, prej pasdites së vonë të 15 shtatorit ndodhet në “arrest shtëpiak”, me vendim të Gjykatës së Apelit. Prokuroria kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fullanit.

Burime nga prokuroria konfirmuan se u qëndrojnë të njëjtave argumente që kanë përdorur në Gjykatën e Tiranës, për të çuar prapa hekurave ish-guvernatorin. Sipas organit të akuzës, vepra penale për të cilën akuzohet parashikon një dënim deri në shtatë vite burg, pasojat që kanë ardhur prej saj janë të rënda dhe kanë cenuar interesat e shtetit shqiptar.

Gjithashtu, arsyeton prokuroria, ka dyshime të arsyeshme se ish-guvernatori e ka kryer këtë vepër penale, si dhe ekzistojnë dyshime se mund të ndërhyjë në prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here