Home Aktualitet Faleminderit Elhaida, shqiptarja magjeps Italine

Faleminderit Elhaida, shqiptarja magjeps Italine

578
0

elhaida-dani“Uragani” Elhaida Dani ka arritur të rrëmbeje çmimin e parë të “The Voice of Italy” pak pas mesnatës, duke dhuruar emocione të papërsëritshme. Pasi ka dëgjuar emrin e saj të shqiptuar nga prezantuesi i spektaklit, Elhaida nuk ka mundur t’i mbajë emocionet, ndërsa ka shqiptuar në gjuhën amë, fjalën “Faleminderit”, “Gracie Italia”

Quhem Elhaida Dani dhe vij nga Shqipëria. Që në prezantimin e saj të parë, Elhaida, fituesja absolute e “The Voice of Italy” e artikuloi këtë frazë plot krenari, pa u trembur nga paragjykimet, me vendosmërinë dhe sharmin e një dive të vërtetë.

E quajtën uragan dhe Elhaida ishte me të vërtetë një uragan. Ajo u shpall zëri më i bukur në Itali dhe ajo e meritonte plotësisht me të gjithë kuptimin e fjalës meritë, çmimin e madh të “The voice of Italy”.

Elhaida Dani shkëlqeu që në fillim të mbrëmjes finale të “The Voice of Italy”. “I will always love you” i Elhaidës ishte një mrekulli. Dyshimi i vetëm mbetej: Nëse Whitney Houston do të ishte ende gjallë, e në të njëjtën skenë, a do ta këndonte më bukur? Që në fjalët e para prezantuese, Cocciante është shprehur me superlative për finalisten e tij, i lumtur pse ishte pikërisht ajo.

E ç’rëndësi ka që Elhaida nuk është italiane? “Elhaida është aq e talentuar sa nuk ka më rëndesi kombësia që mbrojmë apo përkrahim” ka thënë Cocciante që në fillim të garës finale. Pas interpretimit të “I will always love you”, ai u shpreh se “Elhaida me vokalin e saj mund të këndoj gjithçka, ajo mund të këndojë çdo zhaner…”.

Me konkurentët e tjerë Elhaida ka krijuar një diferencë të dukshme që në fillim. Një interpretim brilant ishte edhe “Margarita”, kënga më e famshme e Riçardo Cocciante, të cilën ajo e këndoi së bashku me trainerin e saj, duke ngritur në këmbë gjithë publikun, të cilët kanë kënduar njëzëri me ta “Margaritën”.

Por mjafteimocionues ishte edhe interpretimi i këngës që Ricardo Cocciante e Roxanne Seeman kishin shkruar enkas për Elhaidën “When love calls your name”. Ndër katër finalistët që kënduan seicili një këngë të tyren, Elhaida padyshim qe më e veçanta dhe emocionuesja. Mjaft potente ajo u shfaq edhe ne sfidat e rradhës.

Një moment i ngarkuar me ankth ishte përfundimi i televotimit të parë. Por edhe këtë fazë Elhaida Dani e kaloi me sukses. Mes Silvia Capasso Veronica De Simone, Timothy Cavicchini dhe Elhaida Danit e eleminuara e parë ishte Silvia Capasso.

Tre finalistët e tjerë kanë vijuar më tej betejën, ndërsa Elhaida në këtë fazë të konkurimit ka shpërthyer me “Mama knows best” të Jessie J, duke treguar edhe njëherë forcën e vokalit të saj dhe interpretimin shpërthyes në skenë.

Pjesa e fundit e kësaj gare të ethshme ka kaluar me nota spektakli dhe interpretime hitesh derisa është bërë përballaj e parafundit, ku e treta në renditjen e televotimit u shpall Verorinica de Simore, ndërsa Elhaida dhe Timothy vijuan duelin e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here