Shqipëria barazon përballë Norvegjisë në stadiumin ‘Qemal Stafa’ duke hedhur një hap të gabuar drejt kualifikimit në eleminatoret e kampionatit Botëror të Brazilit. Kuqezinjtë zhvilluan një super ndeshje duke përsëritur ndeshjen e parë me Vikingët në transfertë, por në minutat e fundit si gjithmonë e pësojmë. Heroi i ndeshjes për kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi deri në minutën e 87’ishte mesfushori i talentuar Valdet Rama që shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë pas një aksioni individual nga e majta. Por në fund të ndeshjes pas një goditje këndi, vikingët barazojnë me Hoglin.
Pjesa e parë ka nisur mjaft e mirë për Shqipërinë që rrezikon të shënojë që në minutën e parë të lojës me Mavrajn, pas një krosimi shumë të bukur të Ansi Agollit nga e majta. Pas minutës së parë në sulm, Shqipëria nuk ndalet më duke sulmuar minutë pas minute dhe mbyllur ekipin e Norvegjisë në portën e vet. Trajneri Olsen i frikësuar nga skenari që kishte ndërtuar De Biasi nxherr në nxemje disa futbollistë për të ndryshuar stilin e lojës. Pas minutës së 15’, kundërshtari e merr disi lojën në kontroll duke rrezikuar me një rast të artë në minutën 20’, por portieri Etrit Berisha është në gatishmëri duke mos lejuar kalimin e vijës fatale.
Ndërsa Bulku dhe Basha në mesfushë janë motorrët e ndërtimit të aksioneve për Salihin dhe Canin. Kur të dy dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Shqipëria nuk pajtohet me barazimin. Valdet Rama shënon me anë të një aksioni individual nga krahu i majtë. Depërton në zonë dhe godet me të djathtën tokazi duke mposhtur portierin norvegjez. Shqipëria në avantazh në fund të pjesës së parë duke siguruar një rezultat që në pjesën e dytë duhet vetëm ta administronte dhe asgjë më shumë. Olsen i nevrikosur me ekipin e tij, që e la kundërshtarin të kalonte me aq letësi në mesfushë dhe në mbrojtjen e tij.
Në pjesën e dytë Shqipëria e nis e qetë psikologjikisht duke menduar të mbrohet mirë dh ëtë kundërsulojmë me shpejtësi nga krahët për të shënuar golin e sigurisë. Në minutën e 67’ Bulku që jep një top për sulmuesin Salihi, ky i fundit ngrihet mbi kundërshtarin duke gjuajtur fort me kokë, ndërsa portieri nordik bën mrekullinë duke grushtuar. Atëherë kur të gjithë po i gëzoheshim më shumë se kurrë tre pikëve, Hogli barazon pas një goditje këndi duke shuar shpresat për Shqipërinë se do të hidhte një hap gjigand.
Flamur me përmasa gjigande në ‘Qemal Stafa’
Prej disa ditësh qindra punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës kanë punuar për realizimin e flamujve që veshën kuqezi stadiumin “Qemal Stafa”, në ndeshjen Shqipëri-Norvegji. Flamuri kryesor ishte i gjatë 60 metra dhe i gjerë 40 metra, me një peshë totale prej afro 400 kg i vendosur mbi tribunën kryesore të stadiumit.
Në stadium për ndeshjen ishin dy flamuj të tjerë të përgatitur për ndeshjen e madhe me përmasat 120 metra të gjatë dhe 2 metra të gjerë.
Dekori në shkallët e stadiumit ishte më shumë se i mrekullueshëm, perfekt duke dehur futbollistët e ekipit kindërshtar.
Në pjesën e parë kundërshtarit iu deshën disa minuta që të futej në lojë pas mbështetjes maksimale të tifozave kuqezi të ekipit kombëtar.
Kuqezinjtë të zhgënjyer: Merituam fitoren
Bulku:
Kemi bërë gjithcka përballë Norvegjisë, vetëm fitorja na mungoi këtë ndeshje, e cila ishte ndër më të mirat për Shqipërinë. Megjithatë mendoj se edhe një pikë është shumë e vlefshme për Shqipërinë, pasi Islanda ka humbur dhe ne kemi siguruar vendin e dytë për pak kohë. Tani fillon pjesa më e vështirë, pasi kemi katër transferta shumë të forta për të zvhilluar.
Valon Berisha:
Shqipëria luajti shumë mirë në të gjitha repartet duke treguar se është rritur shumë në ndeshjet e fundit. Shqipëria është në vendin e dytë dhe një ekip potencial për të shkuar në play-off, unë i uroj suksese dhe më të mirën për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ndërsa për Norvegjinë mendoj se ka shumë punë për të bërë.
Mavraj:
Fati nuk ishte me Shqipërinë sonte, pasi luajtëm më mirë se Norvegjia në të gjitha aspektet, por ja që në futboll ndodh gjithcka. Falenderoj tifozët për mbështetjen dhe shpresoj që deri në ndeshjet e mbetuara të mbetemi në vendin e dytë deri në fund.
Basha:
Ndeshja ishte shumë pozitive për Shqipërinë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pothuajse perfekte, bëmë gjithcka për të shënuar sa më shumë, por edhe barazimi është një rezultat pozitiv. Nëse do të ishim treguar më të saktë para portës në pjesën e parë dhe të dytë, edhe me ndihmën e fatit do të kishim shënuar.
Salihi:
Falenderoj të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit për mbështetjen që na dhanë gjatë gjithë kohës. Ata ishin lojtari i 12-të për të gjithë duke na motivuar maksimalisht në fushë. Edhe pse bëmë maksimumin në fushë për të fituar, mendoj se edhe një pikë është mirë, pasi përballë kishim Norvegjinë dhe jo një ekip dosido.
Rama:
Më vjen keq që nuk fituam përballë Norvegjisë, pasi luajtëm një ndeshje të një niveli të lartë. Në pjesën e parë luajtëm shumë më mirë se nordikët, por nuk shënuam ëm shumë se një gol. Golin ua dedikoj të gjithë tifozëve për mbështetjen e pakursyer në fushë në cdo moment.
De Biasi: Na ndëshkoi nervozizmi
Në përfundim të ndeshjes me Norvegjinë, trajneri De Biasi u shfaq shumë i zhgënjyer me barazimin përballë Norvegjisë, duke deklaruar se Shqipëria meritonte dicka më shumë se një pikë. “Nuk e merituam barzimin, bëmë dicka më shumë duke e merituar plotësisht fitoren, por fati nuk ishte me ne.
Në momentet e fundit të ndeshjes humbëm shumë nga nervozizi duke sjellë edhe ndëshkimin 3’ minuta nga fundi. Megjithatë mendoj se edhe një rezultat i tillë me Norvegjinë nuk është fundi i botës, pasi kemi akoma në lojë për kualifikimin. Janë edhe katër ndeshje të tjera të cilat janë vendimtare për pozicionin e Shqipërisë deri në metrat e fundit drejt Brazilit. Barazimi në minutat e fundit na la një shije të hidhur, sigurisht edhe te tifozët të cilët e preisin sonte një rezultat pozitiv.
Dua të përgëzoj djemtë për lojën që zhvilluan. Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë shpirt gare dhe zemër të madhe” thotë De Biasi. Por pavarësisht barazimit që Shqipëria arriti të merrte me Norvegjinë, për De Biasin mund të cilësohet si një ndeshje shumë e mirë, pas nga ana taktike e mundi kundërhstarin në shumë raste në fushë. 70- vjecari Olsen në fundin e ndeshjes është shfaqur jo i kënaqur me barazimin, pasi vetëm fitorja do ta shpëtonte nga largimi nga bankina vikinge. Në mediat vendase shkruhej se humbja do ta shkarkonte direkt trajnerin Olsen, ndërsa barazimi e mban në fije të perit.
Pas kësaj ndeshje, Federata e Futbollit të Norvegjisë pas kësaj ndeshje pritet që të realizojë një mbledhje kokë më kokë me stafin drejtues të ekipit përfaqësues. Olsen sipas gjasave do të largohet nga bankina, pasi nuk jep shumë garanci për të ardhmen në krye të ekipit nordik.
Pas ndeshjes me Norvegjinë kanë folur për mediat edhe mungesat më të rëndësishme. Lorik Cana e ka komentuar si pozitive ndeshjen, duke qenë në të njëtin mendim me futbollistët dhe tifozët, të cilën e kanë vazhduar fetsën edhe pas ndeshjes në rrugët e Tiranës. Mijëra tifozë mbështetën kombëtaren për këtë ndeshje nga të gjtiha trevat. Kosova si gjihtmonë mban rekord për numrin e tifozëve që janë në krah të ekipit kuqezi në cdo ndeshje, kur humbet dhe kur fiton.
Evropiani 2015, Shpresat zhgënjejnë në start me Hungarinë
Kombëtarja Shpresa e ka nisur me humbje edicionin e eleminatoreve të kampionatit Evropian që do të Çeki. Ndeshja ndaj Hungrasisë në Niko Dovana nuk ishte në nivelin e kërkuar nga trajneri Gega dhe stafi kuqezi duke lënë shumë për të dëshiruar. Në minutat e para 21-vjecarët u vendosën mirë në fushë, thuasje e kontrolluan mesfushën, presioni u shpërblye me gol në minutën e 28, pas një 11-metërshi të fituar nga Fabio Hoxha.
Taipi u tregua e saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë. Avantazhi i Shqipërisë zgjati vetëm 2 minuta, pasi Shqipëria humb qetësinë duke gabuar në rreshtimin taktik duke u dhënë mundësi hungarezëve që të shënonin anë të Adorjan. Në pjesën e dytë Hungaria iu afrua lehtësisht portës sonë. Portieri kuqezi bëri mrekullinë në minutën e 50-të. Por 20 gardiani u gjet i papërgatitur nëminutën e 69, kur një predhë e lëshuar nga Vindeker u ndal në rrjetë. Në minutat e mbetura pavarësisht tentativave deri dëshpëruese të kuqezinjve, rezultati mbeti i pandryshuar, me Shqipërinë që në takimin debutues të eliminatoreve të Europianit 2015 pësoi një humbje që do t’i kushtojë psikologjikisht. Më 11 Qershor Shqipëria do të luajë në transfertë me Bosnjë Hercegovinën.
Pas ndeshjes trajneri Gega u shpreh i pakënaqur me lojën e ekipit të tij, por shprehu besimin se në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet pas pak ditësh do të bëjë autokritikë duke sjellë edhe fitoren e parë. Ndërsa kundërshari e ka nisur në mënyrën më të mirë duke besuar te kualifikimi në këtë edicion. Megjithatë e gjithë ndeshja është sfumuar nga ndeshja e kombëtares së parë duke e lënë disi në hije.
Valdet Rama është 26 vjeç, ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe ka luajtur në Bundesliga në nivelin 2 dhe La Liga në Spanjë. Rama bëri debutimin e tij në Bundesliga për FC Ingolstadt, Hanover 96. Ka luajtur edhe për klubin suedez, Orebro SK, për Real Valladolid në Spanjë. Sapo Rama u zhvendos në Spanjë për të luajtur për La Liga. ai deklaroi se “ishte i etur për të luajtur për Shqipërinë dhe u kontaktua nga Federata Shqiptare e Futbollit, në mënyrë që të planifikonin një thirrje për ndeshjet e ardhshme. Valdet Rama bëri debutimin e tij të parë më 26 mars 2013, në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.