Home Politike KQZ ndez debatin mes PDIU dhe LSI

KQZ ndez debatin mes PDIU dhe LSI

573
0

kqzVendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një ditë më parë ku u vendos që numëruesin e tretë në grupet e numërimit të votave do ta ketë LSI dhe të katërtin PR, ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen e radhës të KQZ. Përfaqësuesi i PDIU-së e konsideroi të pabazuar në ligj vendimin e djeshëm madje duke shigjetuar akuza në drejtim të kryetares Lefterie Luzi.  Në këto kushte kryetarja e KQZ njoftoi ndërprerjen e mbledhjes.

Me rifillimin e mbledhjes debati ka vijuar sërish kur përfaqësuesi i PDIU kërkoi zbardhjen e plotë të mbledhjes së djeshme, ndërsa në një prononcim për mediat tha se do t’i drejtohet kolegjit Zgjedhor, por edhe Prokurorisë për këtë çështje. Gazmend Osmani tha se PDIU është në koalicion me të majtën dhe kërkon që shorti të hidhet mes LSI dhe PDIU për numëruesin e tretë në grupet e numërimit.

“Nuk ka pasur vendimmarrje nuk është votuar 4 me 3. Ka vetëm një votim për një çështje, nuk mund të ketë 2 ose tre.  Ky komision ka marrë një vendim absurd dhe të paligjshëm se PDIU plotëson kriteret për të qenë në grupin e numëruesve. Iku koha staliniste që meqë je pjesë e koalicionit duhet të ketë balanca. Ne vijmë me votat që kemi marrë kur ishim në opozitë nga zgjedhjet e shkuara. Ne jemi në koalicionin e majtë, dhe shorti duhej hedhur mes nesh dhe LSI-së. Do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë dhe unë kërkova të na vihet në dispozicion procesverbali i mbledhjes së të martës. Është pjesë e hetimit edhe në Prokurori për shpërdorim detyre.  Për anëtarët e Komisionit kam rezervat e mia se nuk ishte vendim që duhej marrë nga ajo trup e Komisionit.  E treta në dijeninë e publikut quhet vendimmarrje, që ishte 4 me 3, anëtarët e KQZ të mazhorancës nuk duhej të bëheshin palë e atij vendimi”, tha Osmani.

Ndërkaq KQZ vendosi t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacion në lidhje me të shkuarën e kandidatit të së djathtës për të cilin PD kërkoi çregjistrimin nga gara.

Pak ditë më parë PD iu drejtua KQZ-së me kërkesën për çregjistrimin e kandidatit të saj në bashkinë e Këlcyrës. Sipas burimeve mësohet së shkak për këtë vendim është bërë qëndrim ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale.

Debatet

Debatet e forta mes përfaqësuesit juridik të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe kryetares Lefterie Luzi kanë çuar në ndërprerjen për 10 minuta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shkak është bërë kundërshtia e PDIU-së, tashmë në koalicion me mazhorancën për vendimin që KQZ mori të martën duke përjashtuar nga grupet e numëruesve të votave për zgjedhjet e 21 Qershorit përfaqësues nga kjo forcë politike. Përfaqësuesi juridik i PDIU-së Gazmend Osmani ka dalë jashtë rendit të ditës duke shfaqur hapur kundërshtinë për këtë vendim. Debati është ashpërsuar që në momentin e parë kur kryetarja e KQZ-së i vendosi 5 minuta kohë për të folur, duke ju referuar Kodit i cili parashikon pikerisht 5 minuta kohe për cështjet jashtë rendit të ditës.

Përfaqësuesi i PDIU-së e ka quajtur vendimin e djeshëm absurd, madje në replikat e tyre, ai ka goditur edhe tavolinën. Kjo situatë është bërë shkak që kryetarja Luzi të ndërpresë për 10 minuta mbledhjen e KQZ-së.

Përfaqësuesi i PDIU: Do më masësh kohë 5 minuta ti pa filluar? Jo nuk të dëgjoj fare pa filluar unë
Luzi: Do më dëgjosh mua e nuk do flasësh e ka kodi për çështje jashtë rendit të ditës 5 min dakord?
Përfaqësuesi i PDIU: Vendimmarrja absurde pa logjikë, nisur nga rasti i djeshëm që tre vendimmarrje i revokuat shpresoj ta revokoni edhe këtë vendimmarrje, keni marrë citate të miat dhe i keni përdorur me logjikën tuaj fshatareske
Luzi: Të lutem mbylle sepse unë njoftoj security dhe ju nxjerr jashtë, ka kod etike që duhet ta respektosh, nuk ju kam ofenduar asnjë herë
Përfaqësuesi i PDIU i bie tavolinës me gusht
Luzi: Të lutem lajmëroni security
Edhe 10 minuta pushim dhe ti do dalësh përjashta dhe nuk futesh më, e vendos unë
Përfaqësuesi i PDIU: As ju nuk bëni më mbledhje

Mbledhja ka rifilluar pas 10 minutash dhe është ndezur sërish nga debatet për të njëjtën çështje

Përfaqësuesi ligjor i PDIU: Mos bini pre e vendimmarrjeve me sms, zbatoni kodin se për atë punë jeni garant i atij kodi dhe asaj karrige që keni.
Luzi: është bërë vendimi i zbardhur i shkurtuar
Përfaqësuesi ligjor i PDIU: Ju nuk keni marrë vendim dje duhet të merrni vendim sot në lidhje me atë propozim
Luzi: Ne e kemi mbyllur vendimin dje
Përfaqësuesi ligjor i PDIU: Keni propozuar një gjë tre herë dhe është votuar në 3 mënyra të ndryshme. Sot duhet të bëjmë të mundur përcaktimin e numëruesit, të tretë ose të katërt. Dhe vendimin merre në gjykimin tuaj të ftohtë pa iu referuar mesazheve.
Luzi: Vazhdojmë me mbledhjen
Përfaqësuesi ligjor i PDIU: Jo nuk do vazhdoni pa vendosur për propozimin tim
Luzi: Mund të citosh çfarë të duash
Përfaqësuesi ligjor i PDIU: Jo nuk jam si puna juaj që citoj të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here