Xhani De Biasi nuk e fsheh mërzinë dhe thotë se kombëtarja nuk e meritonte eliminimin. Në një intervistë për shtyp, pak pasi gjërat u bënë të qarta, De Biasi vendosi edhe notën për ekipin.
Ai e vlerëson me 8-të për këtë performancë evropiane dhe thotë se notat nuk i jep lehtë.
Shpresoje në ndeshjen që pamë sot mes Portugalisë dhe Hungarisë?
Shpresoja edhe në ndeshjet e të hënës dhe të martës që për fat të keq nuk na ndihmuan numerikisht. Jemi këtu të zhgënjyer dhe të hidhëruar për largimin në shtëpi.
Besoj se kombëtarja jonë nuk e meritonte eliminimin, ndoshta paguam shumë shpërqendrimin në disa momente dhe presionin.
Mos ndoshta nuk duhet të shpresonim te të tjerët?
Ne si Shqipëri duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Në ndeshjen ndaj Francës duhet të shtrëngonim veten në minutat e fundit dhe të mos lejonim as golin e parë dhe as të dytin që na kushtëzoi kaq shumë.
Gjithsesi 3 ndeshje rresht kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë dhe besoj se ky është aspekt që duhet konsideruar në optikën e së ardhmes.
Çfarë note do t’i vinin ekipit tonë kombëtare pas këtij evropiani?
Nuk mund ta kritikoj ekipin, por duhet t’i heq kapelen pasi i dhamë mundësinë të tjerëve të bëjnë llogari. Kjo na penalizoi. Nëse ne do kishim luajtur sot ndeshjen e fundit mund të kishte shkuar ndryshe.
I vë Shqipërisë notën 8 dhe notat nuk i jap lehtë. E jap për atë që dha në fushë dhe për përgatitjet që bëri këtë muaj. Bëri një Europian që askush nuk e imagjinonte.