Home Shendetesi Vdes pas operacionit, familjaret denoncojne spitalin Hygeia

Vdes pas operacionit, familjaret denoncojne spitalin Hygeia

780
0

spitali-hygeiaFamiljarët e një 63 vjeçareje nga qyteti i Vlorës denoncojnë në polici spitalin privat “Hygeia” për mjekim të pakujdesshëm.

Mësohet se Luiza Lati humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas një operacioni në veshka në këtë spital.

Veprimet e mjekëve të spitalit privat duket se nuk i kanë bindur familjarët të cilët menjëherë i janë drejtuar komisariatin nr 6 në Kombinat për të bërë denoncimin për mjekim të pakujdeshëm.

Ata kanë sqaruar disa nga detajet në lidhje me operacionin në veshka, për të cilën është paguar shuma prej 10 milionë lekësh. Vetë pacientia kurohej prej 1 viti në këtë spital privat, pasi kishte probleme me një veshkë.

Por familjarët sqarojnë se gjatë operacionit i është bllokuar aorta që kalon pas veshkës që ka komplikuar situatën.

“Më datë 15.02.2014, rreth orës 22:40, në një spital privat, ka vdekur shtetasia L.L., 63 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila është operuar nga veshkat, familjarët e së cilës kanë pretendime për mjekim të pakujdesshëm. Punohet për dokumentimin e ngjarjes.”- thuhet në njoftimin për shtyp duke saktësuar se kemi të bëjmë me informacion paraprak.

Policia ka nisur hetimet për verifikimin e deklarimeve të dhëna në denoncimin e familjarëve, ndërsa ende nuk konfirmohet të ketë një raport paraprak për hetimet.

Të kontaktuar në telefon nga A1Report, burimet zyrtare të spitalit  “Hygeia” nuk kanë dhënë komente rreth ngjarjes por kanë paralajmëruar të hënën bërjen publike të të dhënave dhe veprimeve të mjekëve që kanë pasur nën kujdes pacienten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here