Home Aktualitet Rama, iftar per Ramazanin

Rama, iftar per Ramazanin

258
0

1466800788rama-iftariKryeministri Edi Rama komentoi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke e simbolizuar si një “martesë të brishtë”, por për Shqipërinë – tha ai, – ka vetëm një rrugë: atë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë një iftari të shtruar në oborrin e Kryeministrisë për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Rama u shpreh se vetëm me një drejtësi të fortë Shqipëria do të ketë shtet solid.

“Po a është e mundur një drejtësi e drejtë në këtë Shqipërinë tonë sot dhe, a mund të kthehet dëshira kaq e etur e popullit tonë sot në një realitet të mundur me drejtësi? Nuk do të isha i bindur në ‘po’-në time, nëse sot do të ishim vetëm. Por s’kemi vetëm dhe, pavarësisht sesi ka përfunduar po sot, martesa asnjëherë e lumtur e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, e cila qysh në krye të herës ka qenë një krushqi goxha e vështirë, për ne shqiptarët është fat i historisë të jemi sot bashkë me Bashkimin Europian në rrugëtimin e mundimshëm për të ndërtuar një drejtësi të drejtë. Sepse për ne, për Shqipërinë, në fund të fundit kjo drejt Bashkimit Europian nuk është rruga e një shteti solid, siç ishte Britania e Madhe kur iu bashkua Europës politike. Por është rruga e një populli, që vetëm përmes kësaj rruge mund të ndërtojë një shtet solid”, tha kryeministri Rama.

Në këtë iftar, ku ishin të ftuar krerët e besimeve fetare në vend, politikanë, gazetarë dhe diplomatë, Rama i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Previous articleDe Biasi jep noten 8 per kombetaren
Next articleEkspertet: Dalja e Britanise nga BE, pasiguri per ekonomine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here