Home Ekonomi Ekspertet: Dalja e Britanise nga BE, pasiguri per ekonomine

Ekspertet: Dalja e Britanise nga BE, pasiguri per ekonomine

802
0

BE-Britani-ilustrim-657x350Ekspertët vlerësojnë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian krijon një situatë të re pasigurie për ekonominë e Eurozonës.

Ekspertët vlerësojnë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian krijon një situatë të re pasigurie për ekonominë e Eurozonës.

“Sigurisht që e bën më të dobët Europën. Avantazhi kryesor i Bashkimit Europian ka qenë pikërisht ekonomia dhe duke e dobësuar në avantazhin kryesor sigurisht që kjo ka pasoja edhe në fushën e sigurisë edhe në fushën e perceptimit”, shprehet Arben Malaj.

Edhe Ardian Civici mendon se dalja e Britanisë do të dobësojë ekonominë europiane. Por ai nënvizon një fakt.

“Për ekonominë britanike, Europa është shumë e rëndësishme. Për Europën, Britania nuk ka të njëjtin ndikim ekonomik. Kështu që mendoj se është një goditje e suportueshme, por që do të kërkojë masa energjike dhe një projekt të ri më të qartë për BE”, thotë Ardian Civici.

Pasojat e para direkte pritet të bien mbi vendet me të cilat Britania ka marrëdhënie të ngushta tregtare. Por ekspertët i druhen efekteve ekonomike zinxhir, nga të cilat mund të mos shpëtojë Shqipëria.
“Por përveç pasojave direkte mbeten për t’u parë efekte që dalja do të ketë në tregjet e kapitalit dhe duke para nga afër se çdo të ndodh me Bashkimin Europian kjo do të ketë efekte edhe tek investimet e huaja duke goditur rritjen ekonomike”, shprehet Malaj.

“Mendoj se deri sa të sqarohen këto gjëra Bashkimi Europian do të ketë pak oreks për të financuar projekte zhvillimi në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë”, shprehet Civici.

Por efektet në Ballkan mund të mos kufizohen vetëm tek ekonomia
“Të mos harrojmë që ka qenë Churchill-i, ai i cili tha se Ballkani prodhon më shumë lajme se sa konsumon. Në këtë rast impakti negativ i Breksit, unë besoj që do të ndihen në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në ringjalljen e qëndrimeve nacionaliste apo skeptike në Ballkan”, thotë Malaj.

“Pra, po hyjmë në një situate edhe politike edhe ekonomike relativisht të turbullt”, përfundon Civici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here