Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Himarë është shfrytëzuar në mënyrë tinëzare nga Greqia për të ngritur zërin për çështje etnike. Pa përfunduar hetimet e ngjarjes, pala greke deklaron se i riu nga Himara është vrarë se ka folur greqisht. Nëse kjo vërtetohet, autorët meritojnë një dënim maksimal. Një deklaratë e tillë e Greqisë, ka “vendosur pas muri” politikën shqiptare, e cila në dhjetëra raste kur shqiptarë të cilët punojnë në Greqi janë masakruar apo dhunuar, nuk ka dalë as me një deklaratë të vetme. Qëndrimi i djeshëm i Shqipërisë ishte as më shumë e as më pak, se e një vendi pa dinjitet përballë fqinjëve. Greqia është në të drejtën e vet të mbrojë dhe kujdeset për minoritetin e saj në Shqipëri dhe për këtë duhet të përgëzohet, por shteti shqiptar kur bëhet fjalë për një shtetas të vet, duhet të jetë më dinjitoz përballë presionit të kujtdo ,qoftë kjo edhe Greqia. Në të njëjtën ditë që u vra i riu nga Himara, në Durrës ndodhi një tjetër vrasje e cila nuk ka as autorë. Për rastin e Durrësit, shteti, kryeministri, opozita e të tjerë, nuk kanë thënë as fjalën më të vogël, por u mbyll me deklaratën e policisë që “autori është shpallur në kërkim”.
Deklarata e shtetit shqiptar
Sali Berisha nuk nguroi të fliste me urgjencë për ngjarjen e rendë, por harroi të përmendte deklaratat e Athinës, Bollanos apo dhe Janullatos. Nëse konfirmohen motivet e vrasjes që pretendojnë banorët dhe media, kryeministri thotë se kjo e bën edhe më mizor këtë krim. “Një ngjarje e tillë është shumë e rëndë. Çfarë ka ndodhur do ta sqarojë drejtësia dhe organet e rendit duhet të venë autorin para drejtësisë”, u shpreh Berisha. Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim duke e cilësuar mjaft të rëndë ngjarjen e ndodhur në Himarë ku humbi jetën 35-vjeçari, Aristotel Gumi, ka kërkuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama, mospolitizimin e saj. Të gjendur në një vorbull të fortë akuzash, të ardhura si nga politika zyrtare greke ashtu edhe nga përfaqësuesit e minoritetit në Shqipëri, LSI që drejtohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, theksoi se qëndrimi me i mirë është t’i lihet koha e nevojshme drejtësisë të kryeje punën e saj. “Politizimi apo komentet mbi këtë ngjarje janë një çështje tjetër që nuk i kontribuojnë zbardhjes së të vërtetës. Organet e drejtësisë duhet të ndjekin rrugën ligjore për ndëshkim të autorit”, u shpreh Luan Rama.
Opozita ia vë fajin Berishës
Më i zbehtë ka qenë qëndrimi i Partisë Socialiste e cila qëndron në të njëjtin koalicion me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Selia rozë ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Berisha, duke vijuar serinë e akuzave politike, pa dhënë asnjë qëndrim mbi deklaratat e aleatit të saj Vasil Bollano, i cili ka kërcënuar deri me largim të turistëve për shkak të tensionit të krijuar në Himarë. “Qeveria ka humbur tërësisht kontrollin mbi territorin duke i lënë terren krimit rrugaçërisë, është dorëzuar para vrasësve dhe rrugaçëve gjithfarësh. Denoncojmë me ashpërsi këtë situatë dhe kërkojmë drejtësi të shpejtë, efektive, të bazuar mbi fakte e prova. Ndërkohë është e pafalshme që Sali Berisha nuk thotë asnjë fjalë për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Himarë, që ka turbulluar gjithë opinionin publik, sidomos pushuesit në Jug. Dhe me paturpësinë më të madhe inauguron për të disatën herë copa rrugësh gjysmake, sa herë i teket për not”, u shpreh deputetja socialiste, Ermonela Felaj.
Kryeministri
Sali Berisha nuk nguroi të fliste me urgjencë për ngjarjn e rëndë por harroi të përmendte deklaratat e Athinës, Bollanos apo dhe Janullatos. Nëse konfirmohen motivet e vrasjes që pretendojnë banorët dhe media, kryeministri thotë se kjo e bën edhe më mizor këtë krim. “Një ngjarje e tillë është shumë e rëndë. Çfarë ka ndodhur, do ta sqarojë drejtësia dhe organet e rendit duhet të venë autorin para drejtësisë”, u shpreh Berisha.
LSI
Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim duke e cilësuar mjaft të rëndë ngjarjen e ndodhur në Himarë ku humbi jetën 35-vjeçari Aristotel Gumi, ka kërkuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama, mospolitizimin e saj. Të gjendur në një vorbull të fortë akuzash të ardhura si nga politika zyrtare greke ashtu edhe nga përfaqësuesit e minoritetit në Shqipëri, LSI që drejtohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ,theksoi se qëndrimi me i mirë është t’i lihet koha e nevojshme drejtësisë të kryeje punën e saj.
Opozita
Më i zbehtë ka qenë qëndrimi i Partisë Socialiste e cila qëndron në të njëjtin koalicion me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Selia rozë ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Berisha duke vijuar serinë e akuzave politike, pa dhënë asnjë qëndrim mbi deklaratat e aleatit të saj Vasil Bollano, i cili ka kërcënuar deri me largim të turistëve për shkak të tensionit të krijuar në Himarë.
Palët nuk harrojnë të bëjnë polemika dhe në rast vdekjesh
Ministria e Brendshme akuzon opozitën se po përdor vrasjen
Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp, i ka cilësuar si të qëllimshme “përpjekjet e Partisë Socialiste për të përdorur politikisht ngjarjen kriminale të ndodhur para dy ditësh në Himarë”. “Edhe për këtë ngjarje, lidershipi i Partisë Socialiste nuk vonoi të vërtetojë para opinionit publik se në krye të axhendës së tij politike qëndrojnë interesa që bien ndesh me interesat e qytetarëve dhe godasin drejtpërdrejt imazhin e vendit”, thuhet në këtë deklaratë të dikasterit të rendit publik.Duke shtuar më tej se “Ministria e Brendshme i bën thirrje Partisë Socialiste të distancohet nga frymëzimi i qëndrimeve antirend dhe antiligj dhe të shprehë mbështetjen e nevojshme për punën dhe angazhimin profesional dhe ligjor të Policisë së Shtetit”. “Ministria e Brendshme vlerëson të gjithë angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga Policia e Shtetit për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes kriminale që ndodhi para dy ditësh në Himarë dhe i jep mbështetjen e plotë për të vënë para drejtësisë të gjithë autorët e përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet më tej në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku gjeti vdekjen 35-vjeçari Aristotel Guma.
Vrasja e 35-vjeçarit në Himarë, reagon PBDNJ dhe Bollano
Organizata “Omonia” dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kanë kërkuar që qeveria të marrë masa të menjëhershme për të ndalur tentativat e provokimit ndaj minoritetit grek në Shqipëri. Në deklaratën e përbashkët për media, mbrojtësit e minorancave greke në vend, i kanë bërë thirrje drejtësisë që të veprojë menjëherë për të ndëshkuar vrasësit e 35-vjeçarit, Aristotel Guma, i vrarë tri ditë më parë në rrugën Vlorë-Sarandë.
Deklarata
Partia që mbron të drejtat e minoriteteve greke në Shqipëri, PBDNJ dhe organizata “Omonia” kanë kërkuar vënin përpara drejtësisë të autorëve të ngjarjes së Himarës dhe ndalimin e provokimeve ndaj minoritetit grek në Shqipëri. “Kërkohen veprime të menjëhershme dhe rezultative të drejtësisë, me gjithë ashpërsinë e fuqisë së ligjit. Marrja e masave drastike dhe sistematike nga qeveria për tu prerë rrugën njëherë e përgjithmonë çdo tentative provokimi të pjesëtarëve të komunitetit tonë, etnik grek dhe çdo qytetari të këtij vendi në lidhje me identitetin apo përkatësinë e tij etnike”, tha Vasil Bollano, kryetar i Bashkisë së Himarës. Ndryshe nga deklaratat gjatë orëve të tensionit kur kërcënonte me mbylljen e sezonit turistik në 15 gusht, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka zbutur qëndrimet. Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të ruajnë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike. Aristotel Guma u vra mbrëmjen e së enjtes në Himare fshat nga disa të rinj vlonjatë të cilët e nxorën motorin me të cilin ai udhëtonte jashtë rruge.
Bllokohet dhe rihapet sërish aksi Vlorë-Sarandë
Banorët e Himarës kanë bllokuar përsëri të premten në mbrëmje rrugën Vlorë- Himarë në shenjë proteste për vrasjen e 35-vjeçarit, Aristotel Guma. Mbrëmjen e së premtes rruga në hyrje të Himarës u bllokua sërish rreth orës 22:00, ndërsa banorët e mbushën rrugën me qirinj në nder të të riut të vrarë. Rruga ka qëndruar e bllokuar deri rreth mesnatës ndërsa dje qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
“Të ndalen provokimet ndaj minoritetit grek”
Himarë, i shau greqisht, vlonjatët vrasin 35-vjeçarin
Sipas policisë, në datë 12.08.2010, rreth orës 22.00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip Audi, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristotel Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, në vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij. Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në mënyrë intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka. Mësohet se po në datë 12.08.2010, shtetasi Ilir Muka rreth orës 13.00, është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën.
Ngjarja në Himarë, Greqia kërcënon me integrim
Por ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Athinë, Grigoris Delavekouras, në një deklaratë të bërë të premten, dënoi ngjarjen, dhe kërcënoi Shqipërinë për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Zëdhënësi me ton paralajmërues, ka thënë se Shqipëria duhet të garantojë ato liri dhe të drejta që janë me rëndësi në familjen evropiane ku kërkon të integrohet.Delavekouras tha se Ministria e Jashtme greke është duke monitoruar nga afër çështjet që ndikojnë në minoritetin grek në Shqipëri, duke theksuar se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të grekëve etnikë dhe siguria e tyre, përtej një detyrimi të qartë të qeverisë shqiptare, është e mandatuar gjithashtu nga e drejta ndërkombëtare dhe evropiane “acquis communautaire”, ku Shqipëria dëshiron të integrohet. Partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re (ND) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE), gjithashtu dënuan ashpër incidentin dhe bënë thirrje që qeveria e Athinës të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që një hetim i plotë për ngjarjen.
Vrasja e së mërkurës, në pranga shtatë persona
Shtatë persona kanë përfunduar nën prangat e policisë së Vlorës për ngjarjen që ndodhi në Himarë. Janë arrestuar shtetasit Aleksandër Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Meminaj, 22 vjeç, Andi Kotorri, 25 vjeç, Juxhin Mustafaraj, 23 vjeç, Dijon Bushi, 19 vjeç, Fabjon Jahaj, 21 vjeç, Endrit Salataj, 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka. Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.
Himarë, banorët bllokojnë për 13 orë aksin Vlorë-Sarandë
Banorët e Himarës kanë bllokuar aksin kombëtar Vlorë- Sarandë, në zonën e Himarës për 13 orë rresht. Protesta e qytetarëve ka filluar që prej orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, një orë pasi një bashkëqytetar i tyre u gjet i vdekur në dalje të Himarës për në drejtim të Vlorës. Viktima Aristotel Guma, 35 vjeç ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga një makinë tip Audi 3 me ngjyrë gri dhe pa targa. Aksi i është kthyer qarkullimit normal vetëm dje paradite në orën 11. 00, pas negociatave mes policisë së shtetit me banorët.