Një kambist është vrarë pasditen e sotme, në Fier. 50-vjeçari, Etem Spahia është grabitur dhe më pas është qëlluar disa herë me thikë, nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku 50-vjeçari ka humbur jetën, pas plagëve të marra nga goditjet e armës së ftohtë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Policia ka lokalizuar vendndodhjen e autorit si dhe ka rrethuar lagjen “1 Maji”, të qytetit.