Home Aktualitet Mbytet anija, shpëtojnë 18 pasagjerët në Fierzë

Mbytet anija, shpëtojnë 18 pasagjerët në Fierzë

401
0

18 qytetarë që gjendeshin në bordin e një anije të vogel në liqenin e Komanit në Fierzë i kanë shpëtuar vdekjes, pasi anija me të ciën udhëtonin, është mbytur. Udhëtarët që gjendeshin në këtë anije ishin kryesisht turistë nga të cilët 8 ishin çekë dhe 10 të tjerë shqiptarë. Ndërkaq, mësohet se shkak i mbytjes se anijes është bërë një defekt teknik. Në momentin që drejtuesi i anijes është përballur me problemin, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të hidheshin në ujë ndërsa për 6 persona të cilët nuk dinin notin, kanë shfrytëzuar komerdaret që dispononte mjeti lundrues, për raste emergjente.

9 udhëtarët të cilët kanë dalë në breg me not, kanë njoftuar menjëherë forcat policore të cilat u kanë ardhur në ndihmë edhe personave të tjerë që kishin ngelur mbrapa, ndërsa anija është zhytur në thellësi.

Pasagjerët e anijes janë të gjithë tashmë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Salcë, të rrethit të Tropojës.

Previous articleFier, vritet një kambist në qendër të qytetit
Next articleBasha shtron iftar për besimtarët myslimanë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here