Home Sociale Basha shtron iftar për besimtarët myslimanë

Basha shtron iftar për besimtarët myslimanë

464
0

Në ditën e fundit të muajit të agjërimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë, ku ishin të pranishëm të ftuar të shumtë nga arena politike, mediatike dhe fushave të tjera. I pranishëm në këtë darkë, ka qenë edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ndërsa ka falenderuar të pranishmit që ishin në iftarin e fundit të këtij ramazani, tha se ky muaj i shërben reflektimit dhe besimit në Zot.

Këtë të martë, besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën, festojnë festën e Fiter Bajramit, pas një muaji agjërimi.

Previous articleMbytet anija, shpëtojnë 18 pasagjerët në Fierzë
Next articleWikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here