Home Politike Wikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave

Wikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave

740
0

Qeveria nuk i ka mjetet financiare për të kompensuar ish-të përndjekurit politikë dhe të llogarisë dëmin e madh që ka shkaktuar regjimi komunist. Kjo do të kërkonte hapjen e arkivave të shtetti të cilat pa dyshim deri tani kanë mbetur të mbyllura dhe pak gjasa ka që të hapen ndonjëherë nga prezenca ish-komuniste, përfshirë këtu dhe kryeministrin dhe klasën politike shqiptare. Kështu cilëson një kabllogram i Wikileaks i dërguar nga ambasada e SHBA drejt Departamentit të Shtetit Amerikan në vitin 2006, duke theksuar se kjo cështje nuk është e re ne Shqipëri, por as nga ato cështje që pritet të zgjidhen ndonjëherë.

Në vitin 2006, ambasadore në vendin tonë ka qenë Marcie Rise. Sic mësohet nga dokumenti sekret që nje perfaqesues i ambasades ka dërguar në vitin 2006, shkas ka qenë një Konventë Kombëtare e Viktimave të Komunizmit, e para e këtij lloji, e mbajtur më 12 Maj në Tiranë.
Konventa u organizua Shoqata Kombëtare për Integrimin politik dhe Shoqata e të burgosurve dhe persektuarve politike.
Sipas ambasadës amerikane, në Konventë mori pjesë dhe Sali Berisha, kryeministër, ndërsa audienca e ndërpriste fjalimin e tij nën thirrje “Sali, Sali, Sali”.
Kabllogrami thekson fjalën e Berishës, që cilësoi regjimin komunist si më të egrin dhe më barbarin që ka kaluar ndonjëherë shteti shqiptar. “Berisha bëri 3 premtime, të ndërtojë një Obelisk në qendër të Tiranës në memorje të viktimave që shkaktoi komunizmi, të shpallë të gjithë ata që humbën jetën nga ai regjim, “Martirë të Lirisë” dhe të paguajë dëmshpërblim për ta sic parashikon ligji. Ndërsa deklaroi se do të kontribuojë për Muzeun e Viktimave nga Krimet e Komunizmit që është nën ndërtim në Uashington, ai heshti për cështjen e hapjes së arkivave të shtetit”, citon kabllogrami i ambasadës shqiptare i dërguar në vitin 2006 në Departamentin Amerikan të Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here