Home Aktualitet Studentja 20-vjeçare hidhet nga kati 11 i pallatit

Studentja 20-vjeçare hidhet nga kati 11 i pallatit

1043
0

kleA-SHYTINjë studente 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:00, por që është zbardhur sot nga Policia.

Studentja është Klea Shyti, 20 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë pikërisht ndarja me të.

Klea Shyti ishte studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ndërsa aktin ekstrem e ka ndërmarrë në një pallati pranë Parkut të Autobusëve.

Ajo ka hipur në katin e 11-të të pallatit dhe është hedhur nga shkallët e brendshme, duke përfunduar në sheshpushimin e godinës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mesa duket se e kishte planifikuar mirë aktin e vetëvrasjes.

Ajo pasi piu kafe me të dashurin, zgjodhi pallatin ku banonte ai në “Rrugën e Kavajës”, pranë Parkut të Autobusëve, për t’u vetëvrarë.

Klea Shyti u ngjit në katin e 11-të të pallatit dhe vendosi që të hidhej nga që andej në sheshpushimin e brendshëm të godinës.

Studentja e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, në kushte të vështira, la çantën e dorës me sendet personale në derën e një apartamenti aty pranë, përpara se të hidhej nga kati i 11-të.

Vetëvrasjen, 20-vjeçarja kërkoi ta bënte demonstrative. Ajo mbajti aparatin celular në xhep, ndërsa nxori kartën e identitetit nga portofoli dhe e mbajti në dorë.

Karta iu gjet nga policia në dorë, dhe ndoshta ky veprim ishte bërë prej saj që të identifikohej më lehtë nga policia.

Sipas burimeve brenda forcave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së enjtes.

Studentja, e cila banonte pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga një lidhje e dështuar dashurie. Ajo ishte takuar me ish-dashurin para vetëvrasjes dhe kishin debatuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here