Home Sport Dorëhiqet De Biazi! Nga sot Shqipëria pa trajner

Dorëhiqet De Biazi! Nga sot Shqipëria pa trajner

834
0

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.
“Kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, – lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.
Vetëm pak orë pas deklaratës së tij që njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën, De Biasi duket se pas bisedës që ka zhvilluar me presidentin Duka, ka rënë dakord që aventura 6-vjeçare në stolin kuqezi të mbyllet edhe pse eliminatoret dhe kontrata mbarojnë zyrtarisht pas disa muajsh.
De Biasi theksoi gjithashtu se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018.
Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.
Pasi lexoi deklaratën në fund të saj u shfaq i përlotur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here