Ministria e Jashtme e Greqisë ka thirrur konsullin e përgjithshëm të saj në Korçë, Teodor Ikonomu për raportim. Sipas mediave greke, përveç raportimit bëhet fjalë edhe për një tërheqje të parakohshme nga detyra. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, që sipas tyre Ministria e Jashtme greke ka vendosur të thërrasë për konsullin të dhënë shpjegime mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri, që kanë pasur si pikënisje thirrjet e tij për ndryshime kombësie.
Konsullata greke e ka konfirmuar një lajm të tillë. Sipas saj bëhet fjalë për një largim të parakohshëm nga detyra për shkak të thirrjeve të konsullit për ndryshim kombësie.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, pak ditë më parë kishte deklaruar se po pritej reagimi i Greqisë për ngjarjen e ndodhur.