Ndërsa pritet që sonte të debutojë me ekipin e tij të ri, Lacio, yllit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, një ditë më parë i është rezervuar një pritje e ngrohtë nga tifozeria shqiptare në Shkup, e sidomos nga grupimi i njohur si “Ballistat.”
Në grupin e tyre ne Facebook, Ballistat e Tetovës kanë publikuar disa foto të pritjes në aeroportin e Shkupit.
Cana ndodhet në Shkup në kuadër të ndeshjes Rabotniçki- Lazio, e vlefshme për trofeun Europa Lague.
Sonte në mbrëmje pritet gjithashtu një mbështetja e zjarrtë për Canën nga tifozat shqiptarë në Shkup.