Home Aktualitet Vlore: nje makine eshte shperthyer me tritol

Vlore: nje makine eshte shperthyer me tritol

594
0

mercedes-ml-fireNjë antentat me lëndë shpërthyese i është bërë Ermal Brahimi, 31 vjeç i njohur si biznesmen ndërtimi në rrethin e Vlorës. Aktualisht Brahimi isht duke ndërtuar një hotel në zonën e Rradhimës. Shpërthimi i dinamitit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09.00 në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Policisë së Vlorës, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, duke rrethuar zonën e mbledhur provat në lidhje me këtë ngjarje të rëndë por që fatmirësisht pa lëndime të mëdha.

Makina që ka shpërthyer dhe ka pësuar dëmtime të shumta është e llojit Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB, është e biznesmenit Ermal Brahimi, me origjinë nga fshati Selishtë por që prej vitesh jetonte në Babicë të Madhe në Vlorë. Nga ana e saj policia lokale në një njoftim për median rreth 2 orë pas ngjarjes ka dhënë vetëm inicialet e të lënduarit, E. B.

Automjeti po udhëtonte nga qendra e Vlorës për në zonën e Skelës. Sipas ekspertëve të policisë, dyshohet se lënda shpërthyese mund të jetë shpërthyer nga distanca.

Ibrahimaj, është plagosur nga vala shpërthyese dhe ka fluturuar disa metra larg, pasi ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai sapo kishte dalë nga makina. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës me një makinë të rastit.

Personi është plagosur lehtë në gishtat e këmbës dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesën e tij. Policia ka marrë dëshminë e biznesmenit të lënduar lehtë. Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe trafiku në atë zonë.

Automjeti ka shpërthyer në momentin kur drejtuesi i saj po e çonte për në lavazh. Dyshohet se lënda shpërthyese ishte vendosur poshtë makinës pranë motorrit, tek sadokarti, duke e dëmtuar totalisht pjesën e parë të saj.

Lënda shpërthyese ka hedhur në erë motorrin e makinës, duke e hedhur disa metra kofanon e makinës që fatmirësisht nuk ka lënduar njeri tjetër. Ndërkaq që pjesë të shumta të makinës janë shpërndarë në një rreze prej 10 metrash.

Zhurma e shpërthimit ka krijuar panik tek kalimtarët dhe tek blloqet e banimit përrreth. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërthimet me lëndë plasëse janë bërë të shpeshta në qytetin e Vlorës dhe deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërsa policia nuk ka zbardhur asnjë rast të tillë.

ORA 11.14 REAGIMI I POLICISË SË VLORËS
“Sot më datë 31.08.2013 rreth orës 09:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njofti se në rrugën Transballkanike ka ndodhur një shpërthim.
Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 BF, i cili drejtohej nga shtetasi E. B., banues në Vlorë.
Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipër dhe automjeti në pjesën e përparme të tij. Në momentin e shpërthimit automjeti ka qënë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje). Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posacëm hetimor i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar.
Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si reuzltat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here