Home Aktualitet Lumturimi i Nene Terezes, Rama: “Miresia ishte rrenja e perhershme e saj”

Lumturimi i Nene Terezes, Rama: “Miresia ishte rrenja e perhershme e saj”

517
0

Me rastin e 12-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës, Ministria e Mirëqenie Sociale ka organizuar një aktivitet me pjesëmarrjen e të rinjve, të cilët përmes punës vullnetare kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

edi-rama-640x360

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi këtë një ditë që të imponon shumë modesti dhe aspak pompozitet, ashtu siç ishte në fakt edhe shenjtorja shqiptare.

Rama e vlerësoi Nënë Terezën si ambasadore të paqes dhe vullnetarizmit, që me përkushtimin e saj deri në vetëmohim ndaj njerëzve në nevojë, ndoqi një rrugë plot sakrificë drejt të cilit duhet të ecin të gjithë.

“Kjo është një ditë fort e shënuar, por ndryshe nga të gjitha ditët kjo është një ditë që imponon shumë modesti. Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Në të vërtetë, 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj, përfshirë këtu mjerisht dhe nga vendi prej nga ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, shqiptarët ndjejnë një nevojë për t’ju përgjigjur krahëhapur dhe të penduar rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës: ‘Nga gjaku unë jam shqiptare’.

Përmasat e këtij personi unik, të rreshkur në përvujtëri nga dashuria dhe vetëmohimi për të tjetër është për ne si shqiptarë i domosdoshëm, sepse mëton që në gjakun tonë lëvrin, ndoshta disi e pakultivuar sa duhet, ndjenja e vetëmohimit për vëllain e motrën siç na e sjell në një formë të caktuar vëllazëria fetare këtu tek ne dhe dëshira për të përqafuar universalen, dimensioni e pazëvendësueshëm në brendinë  e identitetit tonë kombëtar. Rrënjët shqiptare të Nënë Terezës janë një e vërtetë për t’u mirëmbajtur me përkushtim, dhe pjesë e një të vërtete më të madhe dhe testamenti i saj njerëzor për rrënjët meriton të ndërtohet deri në fund… mirësia ishte rrënja e përhershme e saj”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here