Home Shendetesi Kanceri i gjirit, ja kush mund të preket nga kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit, ja kush mund të preket nga kanceri i gjirit

809
0

kanceri i gjiritKanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten, grumbullohen e formojnë një tumor, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.

Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?
Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Zakonisht preken moshat mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Kështu, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra. Kanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla edhe tek burrat, rreth 99% e kancereve të gjirit zhvillohen te gratë, te burrat takohet 100 herë më rrallë.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?
Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë kancer gjiri dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo.

Faktorë rreziku
Lindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun. Përdorimi i kontraceptivëve oralë, në kohët e fundit – Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh.

Mjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij. Ushqyerja me gji – Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon gjatë, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.

Konsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë që nuk konsumojnë alkool. Mbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës. Ushqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin. Aktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri. Duhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.

Ushtrimet
Ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e trajtimit të grave dhe e shërimit pas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit. Këto mund t’ju ndihmojnë: Të filloni aktivitetin tuaj të përditshëm përsëri (si dushi dhe veshja).
Të mbani në lëvizje krahët dhe shpatullat Të përmirësoni fuqinë e muskujve.

Të reduktoni ngrirjen e kyçeve Të reduktoni dhimbjen në qafë dhe në shpinë.
Të përmirësoni mirëqenien tuaj Secili është i ndryshëm dhe po kështu është edhe shërimi.

Bisedoni me mjekun dhe me pjesëtarët e tjerë të personelit shëndetësor përpara se të filloni ushtrimet e rekomanduara në broshurë dhe i tregoni atyre rreth përmirësimit tuaj. Afatet kohore janë vetëm orientuese për ju. Disa ushtrime mund të fillojnë menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale . Ushtrimet që përfshijnë lëvizjen e shpatullave dhe të krahëve mund ti filloni menjëherë pas heqjes së tubit të drenimit. Ushtrimet e vështira dhe të kushtëzuara duhet të shtohen në rutinën tuaj të përditshme, ndërkohë qe ju jeni duke u shëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here