Home Kosova Vetëvendosje: Mocion mosbesimi ndaj Thaçit

Vetëvendosje: Mocion mosbesimi ndaj Thaçit

712
0

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar vendimin për nisjen e mocionit për shkarkimin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për media, tha se nga dita e hënë, Vetëvendosje do të kontaktojë edhe partitë tjera opozitare në Kuvend për këtë mocion.
Nisma e Vetëvendosjes, e cila përfaqësohet në Parlament me 12 deputet, vjen pas marrëveshjes së fundit të delegacionit të qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë, për menaxhimin e integruar të kufirit, përkatësisht pikëkalimeve kufitare.
Ymeri tha se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj dhe po punon në dëm të interesave të Kosovës, prandaj, do të shtrohet edhe çështja e mocionit të mosbesimit.
Sidoqoftë, Vetëvendosje do të duhet të llogarisë edhe në votat e pozitës, pasi që opozita, edhe në rast se do të ishte e bashkuar, nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për marrjen e besimit të qeverisë Thaçi.
Lidhur me këtë çështje, Visar Ymeri tha se do të kërkohet jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga deputetët individualisht që ta mbështesin mocionin e mosbesimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here