Home Politike Shembja e piramides: Opozita braktis parlamentin

Shembja e piramides: Opozita braktis parlamentin

550
0

Piramida e ndërtuar për muzeun e ish-diktatorit Enver Hoxha ka ndezur debate seancën në plenare të ditës së djeshme në Kuvend. Opozita ka kërkuar anulimin e vendimit për prishjen e Piramidës, duke e cilësuar si të pa vend dhe duke pretenduar se nuk është diskutuar as në komisionet parlamentare dhe as në seancë. Ndërsa mazhoranaca e përfaqësuar, nga kryeministri Sali Berisha, deklaron se pakica po mbron kultin e Enverit dhe krimet monstruoze të kohës së monizmit.
Replikat Ruçi-Berisha
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, akuzoi dje mazhorancën se me shembjen e Piramidës kanë si qëllim fshirjen nga kujtesa të personalitetit Pjetër Arbnori. Ruçi kërkoi urgjentisht pezullimin e vendimit për shembjen e Piramidës. “Opozita reagon përherë me këdo që tallet më paret e taksapaguesve shqiptarë. Ky institucion është qendra ndërkombëtare e kulturës me emrin Pjetër Arbnori dhe opozita e respekton tërësisht këtë figurë. Pse e vutë këtë emër dhe sot doni ta hiqni. Po juve ju ngacmon ky emër, se ju bën hije ndaj doni ta hiqni emrin e tij. A nuk e quajtët ju Mandela e Shqipërisë dhe latë të vdisnit rrugëve të Italisë pa asnjë ndihmë. Prandaj zoti kryeministër ajo që ju kërkojmë si opozitë është të anuloni vendimin”. Në përgjigje të akuzave të deputetit socialist, kryeministri Sali Berisha tha se opozita po bëhet avokate e krimeve të Enver Hoxhës. “E trishtë e hidhur e padenjë do të regjistrohet kjo ditë në historinë e këtij Parlamenti, nuk bëhet fjalë për ndërtesën, debati është për kultin e njeriut më mizor, diktatorit me mizor në historinë e pasluftës Enver Hoxha”, u shpreh Berisha. Sipas shefit të qeverisë, nuk bëhet fjalë për shembjen e një ndërtese të thjeshtë, PS mbron kultin e një diktatori, mbron krimet më monstruoze, të një njeriu, siç e quajti ai Enver Hoxhën, “Hitleri i fundit i mbetur në Europë”.“Po mbroni kultin e tij, të mbrosh apologjinë e tij do të thotë të bësh apologjinë me krimet më monstruoze. Mazoleu i Hitlerit në qendër të Tiranës qenka trashëgimi e madhe për ju bijtë e etërve të komunizmit, por jo popullin shqiptar”,- vazhduan akuzat e kryeministrit.
Deklaratat
Ndërsa, deputetja socialiste Valentina Leskaj akuzoi dje qeverinë se po shpenzon paratë e taksapaguesve për luks të tepruar. “Investuat për një Kuvend të ri, ja ku e kemi, tani doni të ri, pop se e rindërtuat këtë, pyet populli zonja Topalli. Por si mund të shpenzoni shuma mbi shuma parash të popullit për lukse të tepruara”.

Sali Berisha
“E trishtë e hidhur e padenjë do të regjistrohet kjo ditë në historinë e këtij Parlamenti, nuk bëhet fjalë për ndërtesën, debati është për kultin e njeriut më mizor, diktatorit me mizor në historinë e pasluftës Enver Hoxha. “Po mbroni kultin e tij, të mbrosh apologjinë e tij do të thotë të bësh apologjinë me krimet më monstruoze. Mazoleu i Hitlerit në qendër të Tiranës qenka trashëgimi e madhe për ju bijtë e etërve të komunizmit, por jo popullin shqiptar”.

Gramoz Ruçi
“Opozita reagon përherë me këdo që tallet më paret e taksapaguesve shqiptarë. Ky institucion është qendra ndërkombëtare e kulturës me emrin Pjetër Arbnori dhe opozita e respekton tërësisht këtë figurë. Pse e vutë këtë emër dhe sot doni ta hiqni. Po juve ju ngacmon ky emër, se ju bën hije ndaj doni ta hiqni emrin e tij. A nuk e quajtët ju Mandela e Shqipërisë dhe latë të vdisnit rrugëve të Italisë pa asnjë ndihmë. Prandaj zoti kryeministër ajo që ju kërkojmë si opozitë është të anuloni vendimin”.

Kreu i Grupit Kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, bën me dije vendimin

Opozita sërish bojkot Kuvendit, nuk kthehet pa u plotësuar kushtet

Opozita bojkoti dje sallën e Kuvendit dhe deklaroi se nuk do të kthehet më aty derisa të marrin përgjigje përfundimtare kushtet e vendosura prej saj. Katër kushtet e deputetëve socialistë kanë të bëjnë me anulimin e vendimit për shembjen e Piramidës, deklarimin të pavlefshëm të votimit për imunitetin e deputetit të PS-së, Ilir Beqja, zbardhjen e vrasjeve dhe hetimi i plotë i zgjedhjeve.
Kushtet e PS-së
Kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi parashtroi disa kërkesa në seancën e djeshme të Parlamentit, dhe u largua së bashku me deputetët e PS, në pritje të një përgjigje nga maxhoranca. Ruçi kërkoi zbardhjen e dy vrasjeve të fundit, të kryekomunarit në Kukës, Remzi Veselit dhe asaj të Fatmir Xhindit, që sipas Ruçit “i vranë të dy në prag të shtëpisë, të dy në prag të zgjedhjeve, të dy krime të pazbardhura, ku i dyti dy ditë ka nga që janë nisur hetimet, po i pari që ka 16 muaj. I hetuan të gjitha pistat ekspertët tuaj dhe i përjashtuan të gjitha”. Moszbardhja e këtyre krimeve është një nga arsyet që opozita braktisi këtë seancë. Ruci ndër të tjera renditi, kërcënimet që iu bënë deputetit të PS, Sajmir Tahiri në Komisionin e Ligjeve nga deputeti Paloka, se “Do ti priste kokën”, si dhe kërcënimet publike në adresë të deputetes Felaj, prej bashkëshortit të ministres Bregu.Një pikë tjetër ku kërkonte reflektim nga mazhoranca ishte anulimi i vendimit për të shembur Piramidën dhe nisjen e diskutimeve serioze për këtë projekt. Ruçi nuk la pa përmendur edhe ofertën e PS për reformën zgjedhore, të cilës Berisha ende nuk i ka kthyer një përgjigje. “E pra ja pse jemi ne këtu në këtë seancë, që kambana të bjerë fort nëse keni vesh për të dëgjuar dhe sy për të parë”,- përfundoi fjalën kreu i grupit parlamentar të PS. Një tjetër kush ishte edhe anulimi i votimit për mandatin e deputetit socialist Ilir Beqja.
Bojkoti
Duke lënë sallën e Kuvendit, kreu i Grupit Socialist deklaroi s e në pritje të kthimit të përgjigjes dhe të reflektimit tuaj për këto gjëra kardinale ne dalim nga Kuvendi dhe kthehemi kur të marrim përgjigje”, u shpreh Ruçi. Në reagim të kërkesave të PS-së, për tri çështjet e para kryeministri Berisha deklaroi se nuk do të tërhiqet nga vendimet e marra ndërsa për hetimin e zgjedhjeve deklaroi se opozita mund t’i drejtohet Kushtetueses dhe komisionit të Venecias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here