Home Sport Kukesi ben mrekulline perseri, fiton 2-0 ne Qemal Stafa

Kukesi ben mrekulline perseri, fiton 2-0 ne Qemal Stafa

507
0

kukesiEkipi i Kukësit duket se është për rekord “Guinness”. Pasi ka kaluar dy ture në Ligën e Europës, pas fitores së pastër 2-0 kundër Metalurg Donjeckut, është shumë pranë kalimit edhe të turit të tretë dhe pjesëmarrjes në “play-off” të Europa League. Një tjetër mrekulli e Kukësit, që askush nuk e kishte parashikuar.

Stadiumi “Qemal Stafa” është ndezur që në minutën e 6-të, kur Malakarne ka shënuar golin e parë. Kuksianët në pjesën e dytë kanë shfrytëzuar edhe epërsinë numerike, kur një futbollist ukrainas ndëshkohet me karton të kuq. Pikërisht nga kjo marrin zemër kuksianët dhe shënojnë golin e dytë, me autor Malotën në minutën e 84-t. Ajo që bie në sy është se të dy golat janë shënuar nga mbrojtësit. Në fund Kukësi administron rezultatin, duke mos pësuar gol. Një rezultat që i jep shpresën e madhe për të kaluar edhe më tej.

Entuziazmi ka qenë i madh në stadium, pasi asnjë skuadër tjetër shqiptare nuk ka bërë më mirë se Kukësi në Europë. Për momentin, Kukësi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Ligën e Europës, duke fituar 2 dhe barazuar 3 të tilla. Ka shënuar 6 gola dhe ka pësuar 3, duke thyer kështu edhe shifrat e Flamurtarit të vitit 1987. Tashmë mjafton që fitorja 2-0 të administrohet bukur në ndeshjen e kthimit më 8 gusht në Donjeck të Ukrainës. Asnjë nuk mundet ta parashikojë se çfarë mund të bëjë ky Kukës, pasi mund të hyjë edhe në grupet e Ligës së Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here