Home Aktualitet Ne nentor hiqen abonete per te gjitha kategorite

Ne nentor hiqen abonete per te gjitha kategorite

625
0

Muaji nëntor nuk do të ketë asnjë lloj aboneje, as të përgjithshme dhe as për studentët. Për më tepër nuk do të ketë udhëtim falas as për kategoritë në nevojë si invalidët që rimbursoheshin nga shteti. Ky vendim u pohua dje nga Shoqata e Operatorëve  të Transportit Publik. Vendimi vjen menjëherë pas mosreagimit të Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve për të realizuar kërkesat e parashtruara pak kohë më parë nga shoqata. Përballë këtyre kushteve qytetarët që përdorin transportin publik për të lëvizur në kryeqytet nuk do të udhëtojnë më me abone për muajin nëntor, apo falas siç funksionon për disa kategori. Mosnjohja e abonesë, e kartës së invalidit, asaj të veteranit, kartës së studentit e të tjera prek pothuajse 46 % të qytetarëve që zgjedhin autobusin për të lëvizur nëpër Tiranë. Sipas Ferdinand Ibrahimit, Ministria e Financave nuk bën asnjë lloj kompensimi për operatorët, për asnjë nga kategoritë që përfitojnë udhëtimin falas. Shoqata e Transporteve kishte kërkuar ndaj Bashkisë së Tiranës që të mos paguante taksë për çdo autobus, por si një subjekt i vetëm, si dhe shtimin e rrugëve me korsi të dedikuar. Bashkia e Tiranës mbështet operatorët në kërkesat e tyre, por vendimi për taksat merret në Këshillin Bashkiak, i cili nuk është mbledhur as për miratimin e buxhetit të Bashkisë. “Kërkojmë nga ministria që të përcaktohet formula e subvencionit për shërbimet urbane, të bëhet rimbursimi 100 për qind, licenca të zgjatet nga 5 në 10 vjet, ndërkohë që nga bashkia kërkojmë uljen e taksave vendore. Në rast se nuk plotësohen kërkesat deri në nëntor, ne nuk do t’i njohim më abonetë”, janë shprehur përfaqësues të Shoqatës së Transportit. Po sipas Shoqatës nevojitet edhe krijimi i korsive të veçanta nga ana e bashkisë. Kjo do të rrisë cilësinë e transportit urban, pasi nëse përmirësohet cilësia e transportit, do të rritet shpejtësia e lëvizjes. Kjo do të rrisë edhe kërkesën e popullatës për ta përdorur në masë shërbimin urban. Lidhur me transportin publik dy ditë më parë Qendra për Dialog Biznes dhe Parlament bashkë me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas, apeloi për zbatimin e skemave të rimbursimit të tarifës së shërbimit për të gjitha kategoritë që me ligj përfitojnë shërbim falas, forcimin e kontrollit për lëvizjet pa bileta dhe me bileta të falsifikuara, ndalimin e konkurrencës së pandershme, etj. Kjo tryezë e rrumbullakët, u cilësua nga të pranishmit si një hap përpara në përpjekjet për të vendosur standarde sa më të përparuara në fushën e transportit qytetas.

Kuçovë, spitali pa mjekë të specializuar

Të kërkosh ndihmë të specializuar në spitalin e Kuçovës është thuajse e pamundur. Mungesa e mjekëve specialistë e ka kthyer shërbimin të njëjtë me atë të një qendre të thjeshtë shëndetësore. Janë vetë pacientët të cilët e konfirmojnë këtë fakt, veçanërisht ata të cilët duhet të paraqiten shpesh në spital për shkak të sëmundjeve kronike. Në spitalin e Kuçovës aktualisht punojnë vetëm një mjek pediatër, një mjek i repartit të urgjencës dhe disa infermierë, ndërsa mjekët e tjerë specialistë udhëtojnë 1 herë në javë nga qyteti i Beratit. Por shpesh pacientëve për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore u duhet të udhëtojnë drejt qytetit të Beratit, për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor, zgjidhje kjo e pranueshme për rastet e rënda shëndetësore.

Korçë, plehrat digjen afër qytetit

Çdo ditë me mijëra ton mbeturina hidhen në periferi të qytetit të Korçës, duke rënduar gjithnjë e më tepër shëndetin e njerëzve si pasoje e ndotjes. Mbeturinat dhe tymi që del nga djegia e tyre, janë pasojat e këtij grumbulli të madh që shqetëson banorët, ndërsa ndërhyrja është më se emergjente. “Fusha ku grumbullohen mbeturinat, ndodhet shumë afër qytetit të Korçës dhe nuk përmbush standardet e një landfilli normal për grumbullimin e mbetjeve urbane. Bashkia e Korçës ka kërkuar të ndërmerret një ndërhyrje për rehabilitimin e zonës, që përfshin edhe krijimin e kanaleve kulluese për ujërat e ndotura”, shprehet nënkryetari i bashkisë Sotiraq Filo. Një pjesë e fondit për ladfillin do të përdoret pikërisht për përmirësimin e situatës aktuale, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojë puna për projektin i cili do të jetë zgjidhja përfundimtare e trajtimit të mbeturinave. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Korçës pranvera e ardhshme parashikohet si afati i fundit për përfundimin e landfillit.

Kompensimi i pronarëve, fondi nuk është reduktuar

Ministria e Drejtësisë sqaron opinionin publik se reduktimi i fondeve të AKKP-së  nuk cenon aspak pjesën e fondit për kompensimin e pronarëve. Këtë deklaratë e ka bërë dje zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Migena Demirxhi, e cila sqaroi publikun për disa keqinterpretime të vendimit të qeverisë për rishpërndarjen e fondeve buxhetore për shpenzimet korente, brenda programeve të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas zëdhënëses së MD-së, reduktimi i fondeve të Agjencisë së  Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka ardhur si rrjedhojë e shkurtimit të shpenzimeve korrente nga pagat e punonjësve, numri i të cilëve u pakësua nga 150 në 91 në kuadër të risktrukturimit të Agjencisë, mbylljes se degëve të saj në rrethe dhe nuk cënon aspak pjesën e fondit për kompensimin e pronarëve. “Përnsa i takon procedurës së kompensimit financiar të ish-pronarëve vetëm një javë më parë qeveria me një vendim të posaçëm lehtësoi akoma më shumë procedurat për këtë proces duke hequr kufizimin e kohës së aplikimit për të gjithë pronarët, që kompensohen për tokat e zëna nga ndërtimet informale si dhe duke lejuar që aplikimin për kompensim ta bëjë çdo trashëgimtar veçmas”, nënvizohet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Linjë interneti nënujore mes Shqip?ris? dhe Italis?

Linjave ekzistuese t? internetit n? Shqip?ri do t’ju shtohet edhe nj? e re. B?het fjal? p?r nj? sistem t? ri kabllor n?nujor me fibra optike mes Shqip?ris? dhe Italis? e cila do t? rris? kapacitetin e qarkullimit t? internetit n? Shqip?ri. Përmes këtij rrjeti të ri kabllor, Shqipëria do të ketë një lidhje të re kabllore qe do të rrisë shumëfish kapacitetin ndërkombëtar të qarkullimit të internetit. N? n?nshkrimin e kontrat?s merrte pjes? edhe Ministri i Inovacionit dhe Teknologjis? s? Informacionit,Genc Pollo, i cili në fjal?n e tij theksoi r?nd?sin? q? ka kjo linj? p?r shqiptar?t. Rrjeti pritet të jetë operativ në fund të vitit 2011. Pas përfundimit t? k?tij projekti, ?sht? n? plan q? ky projekt t? zgjerohet edhe n? vendet e tjera t? ballkanit, duke e pozicionuar Shqip?rin? si qend?r n? zhvillim p?r rajonin n? fush?n e telekomunikacionit.

ALBTELECOM  hedh në treg ofertën FOLFIX1500

ALBtelecom sjell ofertën më të re dhe me ekonomike FOLFIX1500, për të gjithë abonentët familjarë, duke u mundësuar të flasin gjatë brenda rrjetit dhe me të afërmit e tyre jashtë pa u kursyer. Çdo abonent familjar, që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi, mjafton të bëjë abonimin në paketën FOLFIX1500 dhe të përfitojë 1500 minuta bisedë telefonike brenda rrjetit ALBtelecom, 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare drejt operatorëve fiks në: Greqi, Itali, Angli, Turqi, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Kroaci, Mali i Zi, Zvicër, si dhe drejt operatorëve GSM dhe fiks n? SHBA e Kanada. E gjithë kjo paketë e plotë, që kushton vetëm 1500 Lekë në muaj, përfshin në çmim edhe pajtimin mujor dhe TVSH. Çdo abonent ekzistues i kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën FOLFIX1500, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, si dhe pranë dyqaneve të Eagle Mobile në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për të kryer regjistrimin në këtë paketë, abonenti familjar duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e pikave të shitjes së ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës së pajtimtarit. Minutat e ofruara mund të përdoren pa limit kohor në 24 orë të ditës, nga ora 00:00 deri në ora 23:59. Oferta e minutave të kësaj pakete është vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues. Abonimi në këtë paketë është i vlefshëm çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë. Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë Ju mund të vizitoni ëeb-in tonë ëëë.albtelecom.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here