Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak.
Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit.
Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut e duodenit.
Në ditët e para të mjekimit ushqimet duhet të jenë të pasura në qumësht (fillimisht merren 150 g qumësht, pastaj 200 g e më vonë 250 g c do ditë), komposto ose shurupe si dhe çaj të dobët. Duhet të dimë që tek të sëmurët ulcerozë qumështi është ilaçi kryesor dhe kjo për faktin, se ai përmban të gjitha principet ushqimore të domosdoshme.
Të sëmurëve ulcerozë u rekomandohet gjithashtu marrja e vezëve të freskëta. për shkak se frenojnë sekrecionet e stomakut, ajkë qumështi e freskët, djathë nga qumështi i lopës dhe gjalpë i freskët.
Pasi të jenë qetësuar dhimbjet, i sëmuri rekomandohet të hajë pure patatesh, biskota, mish të zier viçi dhe peshk të dobët. Në varësi të ecurisë të shëndetit, të sëmurit mund t`i shtohet në racion ushqimor zarzavate të ziera mirë, fruta të pjekura mirë dhe gjalpë. Meqenëse gjatë periudhës së dhimbjes regjimi ushqimor është i varfër me vitamina, është e nevojshme që kjo mangësi të plotësohet me vitamina B, C dhe A, si dhe domate, patate dhe portokolle. Në periudhën e qetësisë (pa dhimbje), nuk duhet që të sëmurit t`i caktohet regjim strikt.
Në këtë periudhë rekomandohet marrja e supave me perime, krem, ajkë qumështi, bukë e bardhë e ftohtë, mish, supë me qumësht, e miell, kafe me qumësht, kakao.
Midis ushqimeve, që mund të rekomandohen në periudhën e qetësisë, janë yndyrnat e trasha (derrit, lopës, kaut), produkte të qumështit dhe pak gjalpë, supë me krem patatesh, supë me legure, mish të dobët, patate, karrota, qumësht, krem qumështi, djathë i freskët pa kripë, vezë surbull, omletë distike, gjalpë i freskët pa kripë, bukë e bardhë, biskota, komposto, lëngje frutash. Në këtë periudhë ndalohet marrja e supave të ngrohta me mish, çorbat e yndyrshme, gjellë me qepë të skuqura, mishi i dhjamosur i derrit, dhjamë, konserva, mishi, meze pikante, mish peshku i skuqur e i dhjamosur, peshk i konservuar, sardele, vezë të ziera, majonezë, vezë të skuqura, kosi, qumështi i thartuar, djathë i fermentuar, kastravecë, fasule, legumet e thata, preshi, qepa, fruta te thata, buka e zezë, çokollatat, vera, ujërat minerale, piperi, mustarda.
Ushqime
E rëndësishme është që i sëmuri ulceroz të hajë shumë herë në ditë dhe pak (në sasi të pakët). Ne periudhën e fillimit të sëmundjes, ose në periudhën e dhembjes mund të hahet 6-8 herë, pastaj kur dhimbjet qetësohen merren 4-6 vakte.
Për të parandaluar krizat ulceroze, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe në vjeshtë, është mirë që i sëmuri të mbajë një regjim ushqimi si ajo që u përmend për periudhën e krizës. Ky regjim ushqimi mbahet për 15-20 ditë radhazi.
Regjimi ushqimor i shoqëruar me ilaçe, si dhe regjimi ditor parandalon shfaqjen e krizës dhe ndihmon në shërimin e ulcerës. Për periudhën e keqësimit, rekomandohet të merret qumësht, i cili merret në sasi të vogla gjatë ditës. Rreth orës 12 të drekës merret 200 ml supë me perime. Në orën 18 të pasdites merret 200 ml supë perimesh me qumësht dhe një vezë.
Periudha e dytë
Në periudhën e dytë, kur dhembjet janë të lehta dhe kanë vjellje, rekomandohet të merren 2 l qumësht i ndarë me shumë racione. Në mëngjes merren 3-4 biskota me qumësht, në drekë 200 ml supë me perime dhe një vezë ose pak gjalpë, në orën 18 merret 200 ml supë perimesh me qumësht. Në periudhën e tretë pa dhembje merren 2 litra qumësht i ndarë në 6 racione, si dhe gjalpë, deri në 8 biskota të cilat hahen me qumësht. Në drekë 200 ml supë perimesh me 2 vezë dhe qumësht e 20 gr oriz, 100 g mish viçi, ndërsa në orën 16 biskota me gjalpë dhe qumësht, ora 20 supë me perime dhe gjalpë. Bukë e thekur. Në periudhën e katërt, kur i sëmuri ka filluar punën rekomandohet në mungesë të qumështit edhe biskota. Në orën 10 të mëngjesit një vezë të zier, bukë, gjalpë. Në drekë supë me legure, pak oriz dhe një vezë, 150 g mish, 150 g pure patatesh. Pas dreke një gotë me qumësht e sheqer dhe 2-3 biskota. Në mbrëmje 100 g mish, bukë dhe 10-20 g gjalpë.
Gastriti
Gastriti është mahisja e cipës së brendshme të stomakut. Kur procesi zhvillohet menjëherë brenda një kohe të shkurtër quhet gastrit akut, ndërsa kur procesi zhvillohet ngadalë, për një kohë të gjatë quhet gastrit kronik. Gastriti kronik mund të jetë hiperacid (kur karakterizohet me mbiprodhim të lëngut të stomakut e të acidit klorhidrik) dhe hipoacid (kur karakterizohet me ulje të aciditetit dhe lëngut të stomakut) ose me mungesën e tyre. Gastriti kronik me sekretim të rritur të lëngut të stomakut dhe acidit klorhidrik mund të zhvillohet ngadalë e për një kohë të gjatë dhe i sëmuri nuk vëren asnjë shqetësim.
Pastaj me përparimin e procesit, të sëmurët ndjejnë një rëndim në stomak, djegie, pështjellime. Në këtë rast dhimbja shfaqet menjëherë pas bukës, e veçanërisht kur merren ushqime pikante, të skuqura dhe me salcë. Në shumicën e rasteve gastriti kronik vjen si rezultat i gastriteve akute të përsëritura për shkaqe të ndryshme, siç mund të jetë ngrënia e çrregullt , ngarkesa e tepërt e stomakut me ushqime, ngrënia në intervale shumë të gjata, prirja e tepërt duhanit dhe e alkoolit, ngrënia e ushqimeve shumë të nxehtë ose shumë të ftohta, ngarkesa e madhe e stomakut para gjumit.
Rëndësi të madhe i duhet kushtuar edhe mjekimit të gastritit akut, sepse kështu parandalohet edhe shfaqja e gastrit kronik. Të sëmurët me gastrit akut duhet të mbajnë regjim shtrati. Në 24 orët e para të krizës të sëmurët nuk duhet të marrë asnjë ushqim deri në ndërprerjen e të vjellave.
Kur të qetësohen të vjellat, i sëmuri duhet të marrë kryesisht lëngje. Pas 2-3 ditësh, kalohet në supa të lehta me mish, me perime, me vezë, pure patatesh, djathë, bukë e bardhë e thekur, biskota.
Mjekimi
Gjatë mjekimit të gastritit kronik një rol të rëndësishëm luan regjimi ushqimor, temperatura e ushqimeve e cila duhet të jetë, për supa dhe gjellët me lëng nga 33-45 gradë celsius, uji 12-14 gradë celsius, ndërsa uji me sifon 10-12 gradë celsius.
Por pavarësisht nga kjo dhe në rastet kur nuk mund të matet temperatura e gjellëve , të sëmurët që vuajnë nga gastriti kronik duhet të kenë gjithnjë parasysh, që ushqimet të mos merren as shumë të ftohta e as shumë të ngrohta. Në rastet e gastriteve kronike, i sëmuri nuk duhet të hajë shumë shpesh, për shkak se nuk i lë kohë stomakut të marrë veten pas zbrazjes së ushqimeve. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe sasia e ushqimit që merr i sëmuri. Si rregull, një njeri normal duhet të marrë deri në 1 kg ushqime në vakt, duke llogaritur këtu edhe ushqimet e lëngëta si supat, uji, kompostoja, uji mineral, kafeja, pijet alkoolike. Ndërsa i sëmuri që vuan nga gastriti kronik, nuk duhet të hajë më shumë se 500-600 g në vakt.
I sëmuri mund të hajë 4-5 herë në ditë, ndërsa gjatë natës stomaku duhet të jetë bosh, për tu lënë i qetë që të rimarrë funksionin e tij fiziologjik. Që ushqimi të merret normalisht, duhet të qëndrojë për një farë kohe të caktuar në stomak. Mjekët thonë, se nuk është mirë që për shembull ushqimet të kalojnë shpejt nga stomaku për në zorrë, sepse kështu do të shfaqet diarre. Për këtë duhet pasur parasysh, që ushqimet e lëngshme e gjysmë të lëngshme të kalojnë shpjet nga stomaku për në zorrë, ndërsa yndyrat, mishi, frutat, ëmbëlsirat, dhe ushqimet e thata qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ushqimet që merrem në temperaturën 36-38 gradë celsius treten më mirë, por qëndrojnë më pak në stomak. Pas ushqimit i sëmuri që vuan nga gastriti kronik duhet të pushojë, sepse pushimi përmirëson procesin e tretjes dhe kalimin e ushqimit nga stomaku në duoden.
Gastriti kronik
Të sëmurët që vuajnë nga gastriti kronik, duhet që në përgjithësi të përdorin ushqime, të cilat nuk ngacmojnë prodhimin e lëngut të stomakut, acidin klorhidrik e pepsinën siç janë uji i tepërt, çaji, qumështi, djathi i bardhë, e bardha e vezës së zier, fruta të ëmbla, yndyrnat, sheqeri, ëmbëlsira, dhe të evitojë ushqimet, që ngacmojnë veprimtarinë e stomakut, siç janë pijet alkoole, të skuqurat, të pjekurat, mishin e tepërt, supat me mish dhe bujonët e tjerë, gjellët me shumë kripë, bukën e zezë, turshitë, piperin, salcën, specin djegës, fasulet dhe kastravecët.
Këshilla
1- Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë
2- Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.
3- Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak
4- Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.
5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulçer, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.
6- Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyrna.
7- Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.
Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulçer
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, produktet me kafeinë janë tepër të këshillueshme. Por, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulçerën në stomak.
Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulçerën
Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja dhe pijet coca-cola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku (në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulçera shërohet.
Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?
Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri është janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës, etj.
Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh.
Djathë dhe qumësht
Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.
Nenexhik
Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.
Lakra turshi
Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.
Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.
Përzierje bimësh
Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë.
Lule basani
Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Majdanoz
Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.
Raki
Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.
Hudhra
Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.
Kura të dobishme për ulcerën e stomakut
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt.
Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
Çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga stomaku
Alkooli
Personat që prekën më shpesh nga sëmundja e ulcerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos të ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar së cilat janë shkaqet.
Aspirina
Njerëzit që vuajnë nga ulcera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
Kafeja
Të sëmurëve, që vuajnë nga ulcera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Madje, nuk u rekomandohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.
Ulliri veti kuruese për stomakun
Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Kuron
1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmi
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë
Bananet ulin aciditetin e stomakut
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.
Kuron
1-Ulin tensionin e lartë
2-Janë kundër diarresë
3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale
4-Banania mbron stomakun