Helmimi i 150 dasmorëve në fshatin Gorishovë të Mallakastrës, pak ditë më parë ka ardhur për shkak të virusit të salmonelës, i mbartura nga kuzhinieri i dasmës. Ky është përfundimi i dalë nga analiza e kryer nga ana e Drejtorisë së Higjienës dhe Shëndetit Publik në Fier.
Sipas drejtori i zyrës së Higjienës, Laze Bregasi pas analizave parapake të kryera në laboratorët e këtij institucioni, u zbuluan ngarkesa mikrobiologjike kryesisht në gatimin e qofteve. Aktualisht është mbyllur lokali si dhe është gjobitur kuzhinieri.
Salmonela është sëmundje bakteriale infektive që transmetohet nëpërmjet gojës. Mikrobi i saj merret kryesisht nga ushqimet dhe uji i ndotur. Ushqimet që preken më shumë nga mikrobi i salmonelës janë bulmetrat, djathi, qumështi apo gjiza, si dhe mishi, kryesisht ai i pulës pa harruar dhe vezën.