Home Sport Shqipëria ndëshkohet në kohën shtesë duke pësuar humbjen e pare

Shqipëria ndëshkohet në kohën shtesë duke pësuar humbjen e pare

654
0

agolliShqipëria ndëshkohet në kohën shtesë duke pësuar dhe humbur ndeshjen me Portugalinë në Elbasan Arena me rezultatin 0-1.  Me një 90’ me shumë luhatje, kuqezinjtë ia dolën që të përballonin Ronaldon, por kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Migel Veloso shënon golin e fitores për miqtë nga një goditje këndi duke vendosur heshtjen në stadium.

Kështu Shqipëria pëson humbjen e parë në Elbasan dhe në grup, pikërisht përballë ekipit që i shkaktoi humbjen e parë. Portugalia kryeson grupin me 15 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 12 dhe Shqipëria në vendin e 3 me 11 pikë, por me dy ndeshje për të zhvilluar.

Radiografia
Fati dhe portieri Berisha kanë shpëtuar Shqipërinë nga goli në pjesën e parë të ndeshjes, që arriti të gjuante vetëm një herë në portën e Rui Patricio në minutën e fundit me Gashin. Një mbrojtje me gabime, mesfushorët e krahut nuk ishin të qetë dhe nuk ktheheshin, ndërsa kishin shumë vështirësi për të rrezikuar përpara, pasi Pepe dhe Karvalho i mbuluan larg zonës me mjaft kujdes.

Ronaldo ka qenë shumë pranë golit në pjesën e parë, teksa arriti që të godiste shtyllën në minutën e 12 pas një goditje nga këndi. Sulmuesi portugez arriti të godiste dhe dy herë të tjera portën, por Berisha herën e parë largoi rrezikun nga këndi, ndërsa herën e dytë doli me shpejtësi nga zona duke neutralizuar një top të bukur të portugezëve për Ronaldon. Lëvizjet e Ronaldos dhe Nanit nga krahët e sulmit dhe mesfushë çorientuan Shqipërinë në mbulim duke gabuar në disa raste.

Ndërsa duelet në sulm kuqezinjtë përballë eksperiencës së dyshes Pepe –Karvalho thuajse i humbën të gjitha. Mungesa e besimit dhe frika nga emri i kundërshtarit ‘mpinë’ vendasit përballë portugezëve, që nuk kishin një strategji konkrete në sulm. Kjo ka qenë tabloja e 45’ minutave të para të ndeshjes Shqipëri-Portugali në Elbasan Arena, që mund të cilësohet si më e dobëta.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë rrisin ritmin e lojës pas futjes në lojë të Roshit, Balajt dhe Bashës, teksa momentin më të mirë për të shënuar Shqipëria e kishte Sokol Cikalleshin, i cili goditi edhe shtyllën i ndihmuar edhe nga devijimi që Pepe i bëri topit. Megjithatë miqtë besuan deri në fund duke shënuar atëherë kur nuk pritej, në minutën e dytë të shtesës me Veloson pas një goditje këndi.

Shqipëri-Portugali 0-0/Minutë pas minute

90+2’ Goditje këndi për Portugalinë, çorientohet mbrojtja kuqezi, përfitojnë miqtë me Veloson që kërcen mbi kuqezinjtë duke dërguar topin në rrjetë.

80’ Rast i artë për Portugalinë, Eliseu pas një pasimi perfekt nga mesfusha del i vetëm me Berishën, provon parabël, por topi për fatin e mirë të kuqezinjve përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

76’ Cristiano Ronaldo provon përsëri për të gjetur golin duke lëshuar një silurë nga jashtë zone, por Berisha sërish e grushton saktë.

74’ Moment i artë për Shqipërinë. Cikalleshi gjuan në drejtim të portës, topi devijohet dhe përfundon në shtyllë. Pas kthimit të topit nga shtylla Eliseu ndërhyn ndaj Roshit në zonë, por arbitri e ka cilësuar të rregullt.

71’ Shqipëria ia arrin të ulë ritmin e lojës së portugezëve, të cilët rrezikojnë vetëm përmes goditje të lira.

70’ Ekzekuton goditjen e dënimit Quareza, përplasje Pepe-Roshi në zonë, faull për Shqipërinë.

69’ Largohet Gashi dhe në vendin e tij futet në lojë Roshi.

68’ Goditje këndi për miqtë, pas largimit të topit nga vendasit.

64’ Gashi me Lenjanin tentojnë një kombinacion të bukur në zonën portugeze, por që mbyllet shumë shpejt nga miqtë.

Kryeministri Rama: Nese çlirohemi nga emocionet dhe luajme si zakonisht ne heret e fundit kemi çdo mundesi te marrim piken qe na duhet..

53’ Largohet Abrashi, futet Basha.

51’ Aksioni i parë konkret nga Shqipëria, gjuajtja e parë e saktë nga Cikalleshi dhe goditja e parë nga këndi për kuqezinjtë, pas devijimit nga portugezët.

50’ Goditje dënimi për Portugalinë, finte nga Nani, topi zotërohet nga Berisha.

49’ Abrashi gabon në zonë, ngrihet nga stoli De Biasi duke këshilluar kuqezinjtë.

45’ Gashi godet portën portugeze në minutën e fundit të kohës së rregullt, por goditja ishte e lehtë dhe u zotërua pa vështirësi nga Rui Patricio.

36’ Asnjë goditje në portë nga Shqipëria, kuqezinjtë të tërhequr, portugezët mbajnë larg kundërshtarët me eksperiencën e Pepe dhe Karvalho.

32’ Ronaldo alternohet në mesfushë dhe sulm për të çorientuar kuqezinjtë.

29’ Sërish Ronaldo për Portugalinë, në ecje e sipër lëshon një predhë nga jashtë zone, topi devijohet nga Ajeti.

26’ Përsëri Ronaldo, pason për Nanin në zonën e rreptësisë, topi largohet nga Ajeti.

25’ Në pozicion të diskutuar Ronaldo del i vetëm me portierin, por Berisha del me shpejtësi nga zona duke larguar topin me kokë.

22’ Karton i verdhë për Gjimshitin, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Nanit, nxehet De Biasi.

17’ Pasimi i mirë i Gashit për Lenjanin, por mbrojtësi nuk kuptohet me sulmuesin.

13’ Ronaldo ndalohet në zonë nga Ajeti, portugezi pretendon për penallti, arbitri lejon lojën.

12’ Nanin ngatërrohet me Ronaldon, sulmuesi i Realit gjuan, por topi ndalet nga shtylla.

11’ Godet Ronaldo nga jashtë zone fuqishëm, Berisha në kohën dhe vendin e duhur dërgoin topin në goditje këndi.

7’ Krosim i rrezikshëm i Agollit drejt zonës nga krahu i majtë, por largon topin Eliseu.

6’ Pepe top të gjatë për Ronaldon, i cili e kthen me finte për Nanin, por Ajeti e largon.

5’ Luftë e fortë në mesfushë, dy ekipet luajnë me një mesfushë të ngjeshur.

03’ Veloso goditje këndi për Portugalinë, largohet topi nga Ajeti, gjuajnë portugezët, por topi përfundon jashtë.

01’ Shqipëria nis topin e parë nga mesfusha.

20:15 Dalin formacionet zyrtare
Shqipëria do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Danimarkës, për Portugalinë Ronaldo me Pepen do të jenë në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here