Home Aktualitet Avioni qe u kap ne Itali u nis nga fshati Dushkarak i...

Avioni qe u kap ne Itali u nis nga fshati Dushkarak i Vlorës

505
0

transport-droge-italiEnde pa u mbushur dy javë nga kapja e një avioni të ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Vlora në drejtim të Brindizit, një tjetër avion është zbuluar nga pala italiane, i cili është kapur me 120 kg drogë dhe bashkë me të, në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

Ky shënon rastin e tretë të kapjes së avionëve me drogë. Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj ose ndryshe “Vito” rezultojnë të jenë banorë të fshatit Dushkarak të Vlorës, zona nga e cila pikërisht në 24 gusht të këtij viti ishte nisur avioni i ngarkuar me 120 kg drogë i drejtuar nga Vilson Lamaj.

Ky fshat duket se tani është kthyer një bazë ajrore për trafikantët. Tashmë prokuroria italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda janë duke verifikuar me imtësi nëse këto dy raste kanë lidhje me njëra-tjerën ose në këtë zonë veprojnë dy grupe të ndryshme. Hetuesit italianë deklaruan se avioni model ultraleggero (Super i lehtë) pilotohej nga shtetasi italian Pascuale Dambrossio, i cili tashmë është arrestuar dhe bashkë me të në pranga ka rënë një italian tjetër Rosaria Campisi.

Hetimet për këtë linjë trafiku që fillonte nga Shqipëria në Leçe dhe më pas në zonën e Torinos, kanë nisur në muajin Maj të këtij viti dhe mendohet se brenda kësaj periudhe ky grup kriminal ka bërë dy dërgesa me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Tashmë hetimet janë bashkërenduar dhe me prokurorinë shqiptare për të mësuar më tepër rreth personave të tjerë në Shqipëri, të cilët kanë mundësuar sigurimin e drogës, paketimin dhe më pas ngarkimin në avion.

Dy rrugë me drogë
Sipas policisë italiane më 4 qershor të këtij viti anëtarët e këtij grupi kanë transportuan rreth 80 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë me avionin ultraleggero dinamik. Ndërsa më 1 shtator planifikonin rrugën e dytë e cila dështoi për kushte të paparashikuara, pwr shkak tw njw aksidenti tw ndodhur nw pistwn ku do uleshin. Është ky rezultati i arritur pas hetimeve 4-mujore të policisë italiane që mëngjesin e kësaj të hënë çoi në prangosjen e 4 personave dhe sekuestrimin e avionit të përdorur për trafik droge pasi shmangeshin kontrollet kufitare të policisë.

Nisur nga kjo situatë, policia italiane ka mbajtur në vëzhgim anëtarët e këtij grupi dhe vetë avionin, dhe se ditën e djeshme kanë organizuar operacionin e koduar “Krahu i Hekurt” nga ku kanw rwnw nw pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

Po ashtu këtë të hënë është sekuestruar dhe avioni i këtij grupi i cili është pikasur nga helikopteri policisë së Milanos teksa kthehej nga Puglia në Gatinara zonë në afërsi të Torinos. Ky avion, sipas hetuesve, rezulton i modifikuar dhe kjo përbën provën që ai është përdorur në transportin e drogës. Avionit i ishte hequr ulësja e pasagjerit dhe në këtë mënyrë ishte krijuar një hapësirë për transportin e një sasie prej 120 kg lëndë narkotike.

Avioni ishte ulur në aeroportin turistik të Gattinas, një komunë në afërsi të Torinos në Itali. Ky shënon rastin e tretë të avionit të kapur me drogë që vinte nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas kthehej sërish në këtë vend.

Përgjimi i telefonit solli zbulimin e autorëve të trafikut
Përgjimi i telefonave, të anëtarëve të këtij grupi ka sjellë dhe ndjekjen e intenerarit të avionit të ngarkuar me drogë. Sipas mediave italine, avioni ka mbërritur nga rrethinat e Vlorës në drejtim të Leçes ku pasi ka bërë një pushim, ku është furnizuar me karburant ka udhëtuar në drejtim të zonës së Torinos, ku dhe ka bërë dorëzimin e ngarkesës. Sipas burimeve, distanca e shkurtës ajrore mes Vlorës dhe Leçes, është përshkruar brenda një ore vajtje-kthim nga piloti i avionit i cili, pasi ka marrë drogën në bregdetin shqiptar ka udhëtuar më tej në Itali.

Për shkak të implikimit në këtë trafik edhe të shtetasve shqiptarë, hetime për këtë ngjarje kanë nisur dhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila tashmë në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, ka filluar verifikimet për të mësuar se cilët janë bashkëpunëtorët e tjerë të këtij grupi që veprojnë në zonën e Vlorës.

Dy javë më parë italianët kapën 120 kg drogë në avion
Disa ditë më parë, më 26 gusht një grup trafikantësh që transportonte 120 kg marijuanë nga Shqipëria në Itali me avion u shkatërrua nga policia Italiane në bashkëpunim me atë shqiptare. Në pranga përfunduan 14 persona, ku 8 prej tyre u arrestuan në Itali ndërsa 6 në Vlorë. Mes të arrestuarve ishin edhe kreu i bandës, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj.

Organizata drejtohej nga tre vëllezër dhe pjesë e saj ishin pjesëtarët e një fisi të tërë. Hetimet ndaj këtij rasti kanë nisur për shkak të jetës luksoze që bënin shqiptarët në Itali, ndërkohë që nuk kryenin asnjë lloj aktivitet, punë apo diçka tjetër. Nisur nga kjo situatë ata kanë rënë në sy të policisë, e cila ka nisur hetimet dhe vëzhgimin e tyre në teren. Për pasojë ka rezultuar se 14 persona merreshin me trafik droge, ku secili kishte një detyrë të caktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here