4 trafikantë të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane Ata transportonin deri në 80 kg drogë për çdo udhëtim.
Banda kishte arritur të ideonte një mënyrë për të evituar kontrollet e doganës duke bërë që droga të udhëtojë me anë të avionëve të vegjël dhe super të lehtë.
Ata kalonin nëpër aeroporte të vogla dhe fluturonin nga Shqipëria deri në Itali ku transportonin sasi të mëdha droge të fshehura në vende të ndryshme në avion ose si në këtë rast duke eliminuar sediljen e pilotit ndihmës për të patur më tepër hapësirë për më shumë drogë.
Gjatë operacioni të policisë janë sekuestruar rreth 80 kg drogë dhe 4 persona kanë përfunduar në pranga.
Disa ditë më parë në 26 gusht një grup tjetër trafikantësh që transportonte marijuanë nga Shqipëria në Itali me avion është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane.
Në pranga kanë përfunduar 14 persona, ku 8 prej tyre u arrestuan në Itali ndërsa 6 në Vlorë. Mes të arrestuarve është kreu i bandës, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj.